Pastërtia është shumë e rëndësishme që të jetojmë të shëndetshëm. Pranimi i adhurimeve dhe ruajtja e shëndetit janë të lidhura me pastërtinë. Për këtë arsye, feja jonë e lartë i ka dhënë shumë rëndësi pastërtisë. Kurani dhe Profeti ynë e kanë vlerësuar shumë pastërtinë. Në Kuran Zoti thotë: “Veshjet e tua pastroji.”[1]
Një mysliman s’mund të paraqitet për ta adhuruar Allahun, pa u pastruar. Ai është i detyruar të jetë fizikisht i pastër. Pranimi i adhurimeve tona janë të lidhura me qenien tonë të pastër. Në Kuran Allahu na bën të ditur se Ai i do ata që pastrohen: “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.”[2] Edhe thënia e Profetit tonë: “Pastërtia është gjysma e besimit”[3], është tregues i kësaj rëndësie.
ABDESI
Abdesi është pastrimi ose fërkimi me ujë i gjymtyrëve të përcaktuara sipas një mënyre të caktuar. Pa marrë abdes nuk mund të falet namazi, nuk mund të preket Kurani dhe nuk mund të bëhet tavafi në Qabe.
Në lidhje me vlerën e abdesit profeti ynë ka thënë: “Sapo një besimtar të marrë abdes, me larjen e fytyrës, bashkë me ujin apo pikën e fundit të ujit, i bien poshtë të gjitha mëkatet që ka bërë me anë të shikimit; me larjen e duarve, bashkë me ujin apo pikën e fundit të ujit, i bien poshtë të gjitha mëkatet që ka bërë me anë të duarve; me larjen e këmbëve, bashkë me ujin apo pikën e fundit të ujit, i bien poshtë të gjitha mëkatet që ka bërë me anë të këmbëve; kështu, pasi ta plotësojë abdesin, del krejtësisht i pastër, i pastruar nga mëkatet.”[4]
Farzet, sunetet dhe mekruhet e abdesit
Farzet e abdesit
Në Kuran urdhërohet: “O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje.”[5]
Nisur edhe nga ajeti i mësipërm, farzet e abdesit janë katër:
Kushtet e lartpërmendura janë të domosdoshme që të quhemi me abdes. Por nëse marrim abdes duke praktikuar vetëm këto kushte, ky abdes nuk është i njëjtë me abdesin që ka marrë Profeti (a.s.). Nëse praktikojmë edhe sunetet e abdesit, atëherë mund ta plotësojmë atë ashtu si vetë Profeti (a.s.).
Sunetet e Abdesit
Mekruhet e abdesit
Kur merret abdes ka disa gjëra, kryerja e të cilave është e papëlqyeshme. Nëse kryhen, ato ia zvogëlojnë vlerën abdesit. Disa prej mekruheve janë këto:
Marrja e abdesit
Abdesi merret kështu:
Në fillim bëjmë nijet: “Bëra nijet, për hir të Allahut, të marr abdes”. Pas kësaj fillojmë me Bismilah (Me emrin e Allahut) dhe lajmë tri herë duart gjer në kyçe. Lahen mirë pjesët mes gishtërinjve dhe rreth thonjve.
Me pëllëmbën e djathtë fusim tri herë ujë në gojë, duke shpëlarë mirë gojën dhe dhëmbët.
Fusim tri herë ujë në hundë (me dorën e djathtë – dhe e pastrojmë me të majtën).
Lajmë tri herë fytyrën, duke përfshirë edhe pjesën e poshtme të mjekrës.
Pastaj lajmë nga tri herë, në fillim krahun e djathtë, pastaj të majtin deri mbi bërryl.
Pas kësaj, me dorën e djathtë të lagur fërkojmë (bëjmë mes’h) një të katërtën e kokës.
Pastaj, me gishtin tregues pastrojmë pjesën e brendshme të veshëve, ndërsa me të madhin pjesën e jashtme.
Me pjesën e jashtme (shpinën) të tre gishtave të mbetur fërkojmë qafën.
Në fund lajmë këmbët tri herë deri mbi kyçe, në fillim të djathtën pastaj të majtën.
Në këtë mënyrë, e kemi plotësuar abdesin.
Gjërat që e prishin abdesin
MES’HI MBI MESTE DHE FASHË
Në fenë Islame janë sjellë shumë lehtësime lidhur me kryerjen e obligimeve fetare. Një ndër këta është dhe fërkimi me dorë të lagur mbi fashë ose mbi meste.
Mes’h do të thotë të fërkosh diçka me dorë përsipër. Mes’h quhet dhe fërkimi me dorë të lagët i kokës, i fashës dhe i mesteve të veshura në këmbë.
Mes’hi mbi meste
Në fenë Islame është e lejuar bërja mes’h, fërkimi me dorë të lagët mbi meste apo të ngjashme me ato që plotësojnë kushtet e mestit. Profeti (a.s.) e ka praktikuar mes’hin mbi meste.
Mestet duhet të plotësojnë disa kushte të cilat janë:
Mestet vishen kur jemi me abdes dhe në abdeset vijuese këmbët nuk lahen, por bëjmë mes’h mbi meste. Pra, kur marrim abdes dhe vjen radha e larjes së këmbëve, laget në fillim pëllëmba e djathtë dhe me tre gishta të hapur fërkohet shpina e mesteve të këmbës së djathtë, duke filluar nga maja e deri te nyja. Pastaj laget pëllëmba e majtë dhe në të njëjtën mënyrë fërkohet shpina e mesteve të këmbës së majtë.
Koha e mesteve është 24 orë (një ditë) për vendasin dhe 72 orë (3 ditë) për udhëtarin. Koha e mestit fillon atëherë kur prishet abdesi. Për shembull, nëse një person ka marrë abdes dhe ka veshur mestet, i ka mbajtur ato pesë orë veshur dhe pastaj ka prishur abdesin, atëherë koha e mestit nis me prishjen e abdesit dhe zgjat 24 orë për vendasin dhe 72 orë për udhëtarin.
Mes’hi mbi fashë
Në rastet kur kemi të vrarë ose të lënduar një pjesë të trupit dhe nëse ajo pjesë mbështillet me fashë ose me allçi, e cila nuk duhet të laget, atëherë gjatë abdesit ai vend fërkohet sipër me dorë të lagët. Madje, nëse edhe fërkimi me dorë të lagët është i dëmshëm mund të hiqet dorë dhe prej tij. Një herë është i mjaftueshëm si mes’h mbi fashë. Nuk ka rëndësi nëse fasha mund të jetë vënë në kohën kur personi ka qenë i papastër apo pa abdes dhe nuk ka një afat të caktuar. Për sa kohë që ai do të vazhdojë të jetë i sëmurë do të vazhdojë të bëjë mes’h.
GUSLI
Gusl, do të thotë larja e plotë e trupit, duke mos lënë asnjë vend pa lagur. Feja jonë e ka bërë të detyrueshme (farz) larjen e përgjithshme të trupit, si pasojë e disa gjendjeve të caktuara. Në Kuran urdhërohet: “Nëse jeni të papastër, pastrohuni (bëni gusl)!”[6]
Kur duhet marrë gusl
Me të qenit i papastër ose ndryshe xhunub, nënkuptohet gjendja e cila vjen pas kryerjes së marrëdhënieve intime, pas ejakulimit të spermës nga mashkulli apo rrjedhjeve të njohura nga femra në gjendje gjumi apo zgjuar. Edhe nëse një person zgjohet dhe vëren në rroba gjurmë sperme por nuk e mban mend derdhjen, ai person duhet të marrë gusl.
Pas përfundimit të menstruacioneve, ose të përmuajshmeve dhe lehonisë, femrat duhet të marrin gusl. Vendimi për femrat që janë me menstruacione dhe lehona është i njëjtë me personin që është xhunub (i papastër).
Gjithashtu marrja e guslit është sunet para namazeve të xhumasë dhe bajramit, kur veshim ihramin me nijetin për umre apo për haxh dhe për të qëndruar në Arafat.
Farzet e guslit
Gusli sipas sunetit merret kështu:
Çfarë duhet pasur kujdes gjatë marrjes së guslit
Gjërat e ndaluara për personat që nuk kanë gusl
Gjërat të cilat janë të ndaluara para marrjes së guslit nga ata persona që e kanë farz marrjen e tij -përfshirë këtu dhe femrat gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë- janë:
Tejemumi
Tejemumi është pastrimi simbolik me dhé të pastër ose sende prej dheu kur nuk ka ujë. Tejemumi ka për synim zëvendësimin e abdesit ose të gusulit kur nuk gjendet ujë, ose kur është i pamundur përdorimi i tij. Tejemumin mund të marrim në vendet ku dheu, rëra, çaklli, allçia e të tjera si këta me përbërje dheu nuk janë prekur nga papastërtia. Mund të merret dhe në mermer, tjegull, tullë, gurë, zink, në tokë të lagur apo të djegur apo në vende ku kemi përzierje dheu si muret e suvatuara me llaç.
Farzet e tejemumit
Tejemumi sipas sunetit merret në këtë mënyrë:
Në fillim bëhet nijeti se për çfarë merret tejemumi dhe fillohet me emrin e Allahut. Pasi pëllëmbët e hapura me gishtat e shtrirë të vendosen në dhé të pastër ose në sende prej dheu, shkunden për të hedhur poshtë trupa të fortë që mund ta dëmtojnë fytyrën duke i përplasur lehtë në mënyrë anësore me njëra-tjetrën dhe pastaj me to fërkohet një herë fytyra.
Pastaj pëllëmbët vendosen për së dyti në dhé të pastër ose në sende prej dheu, fërkohen me to parakrahët deri në bërryla nga një herë. Në fillim të djathtën pastaj të majtën.
Kushtet që kërkojnë tejemum:
Gjërat që e prishin tejemumin
Shkëputur nga libri “ILMIHAL për fillestarë”
Botim i KMSH-së
[1] Mudethir, 74:4.
[2] Bekare, 2:222.
[3] Muslim, Taharet, 1.
[4] Muslim, Taharet, 32; Muvatta, Taharet, 31.
[5] Maide, 5:6.
[6] Maide, 5:6.