Google Earth po krijon një mjet të ri të matjeve që lejon të matni distancën dhe sipërfaqen e hapësirave në hartë.
Me këtë opsion, përdoruesit mund të matin distancën midis dy pikave ose sipërfaqen e një pjese të caktuar të hartës. (Tani ju mund të gjeni se sa larg është shtëpia juaj nga Poli i Veriut.)
Përdoruesit nuk janë të kufizuar vetëm në hapësira të thjeshta.
Opsioni i matjes do t’ju lejojë të zgjidhni kufijtë e një zone kështu që është më e lehtë të matni objekte të parregullta si parqe, ndërtesa, madje edhe shtete dhe qytete.
Opsioni i matjes është i disponueshëm në Android dhe Google Chrome, dhe një version iOS thuhet të jetë në dispozicion së shpejti.