Në jugperëndim të Kinës është gjetur fosil 150 milionë vjeçar i breshkës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, një fermer i cili jeton në rajonin Chongqing ka gjetur një shkëmb në formë të guaskës së breshkës.
Vajza e tij e fotografinë e guaskës së breshkës të cilën e gjeti babai i saj e shpërndau në faqen e rrjetit social Wechat.
Fotografitë tërhoqën vëmendjen e paleontologëve të Parkut Gjeologjik në Chongqing, pas së cilës fermeri u ftua në park që të ekzaminohet fosili.
Si rezultat i hulumtimit u vërtetua se fosili është i vjetër 150 milionë vjeçar. Theksohet se fosili i breshkës do të ekspozohet në muzeun në këtë rajon.