Muhidin Ahmeti rahmetli

PËRKUJTIM PËR MUHIDIN AHMETIN

(1962-2018)

Nuk e di a do të mund të përmbledh forcat e mia, a do të më dëgjoj dora dhe a do të më bindet lapsi për të shkruar dhe për të paraqitur vetëm një pjesë fare të vogël nga vlerat e tua aq të mëdha, që ishin frymëzim, udhëzim, shembull e model për ne – i nderuari Hoxha dhe miku ynë, Muhidin efendi Ahmeti. E po, sa do që të mundohemi dhe sado që të përpiqemi, megjithatë fjalët përfundimisht nuk mund të përshkruajnë veprën, kontributin, dhe mbi të gjitha përkushtimin dhe sinqeritetin tënd për të mirën, për të drejtën, për të vërtetën, për familjen, për atdheun dhe për fenë. Jemi krenar, të nderuar, fatlum dhe të bekuar që të njohëm, që mësuam nga ti, që u ndritëm nga këshillat dhe udhëzimet e tua të urta, të mençura, plotëkuptim, frytdhënëse, shpresëdhënëse, me vizion e largpamësi, me kthjelltësinë e një vizionari e largpamësi përtej kohës, vendit dhe njerëzve që të rrethonin. Jn në sjellje e në karakter, në dije e njerëzillëk; ishe një krijesë fisnike e Allahut të Madhërueshëm, të Cilit i ishe falënderues dhe mirënjohës deri në grahamat e fundit kur e dorëzove shpirtin tënd. Ishe një rob fisnik, i plotkënaqur dhe shumë razi me Zotin tënd.

Hoxhë i nderuar, të jemi shumë në hak, të kemi shuam borxh, madje sa të jemi gjallë, sepse na mësove shumë, na udhëzove e na drejtove saktë, dhe sigurt drejt shtegtimeve tona dhe na tregove si të çajmë drejtë rrugëtimin tonë jetësor. Një pjesë e madhe e formimit tonë intelektual dhe fetar, është në saje Tënden dhe Ti ke hisen tënde në këtë formim tonin.

Kalove në botën tjetër dhe u ndave nga ne, pak herët. Herët sipas koncepteve tona njerëzore, q natyrisht janë të kufizuara dhe shkurtpamëse. Dhe e di, se sikur të na dëgjoje duke thënë kështu edhe do të na qortoje, por na mirëkupto, Hoxha ynë i nderuar dhe Miku ynë i respektuar, sepse jemi të pikëlluar, të prekur, por ama të pajtuar në plotni me caktimin e Allahut xh.sh.

Se ku kam lexuar të thuhet se “Nuk numërohen vitet e jetës suaj, por jeta në këto vite”. Dhe kjo thënie plotësisht të përgjitjet Ty. Sepse Ti nuk jetove gjatë, por jetove mjaftueshëm për të lënë pas vetës një familje të shëndosh, shumë miq e dashamirës, shumë vepra dhe plotë shkrime që prore kanë për të bërë dritë gjithandej ku shkove dhe kontribuove, në vendlindjen tënde në Opojë, në qytetin ku u rrite në Prizren, në qytetet e studimeve në Sarajevë dhe në Kajro, në Shkodër të cilës i dhe një krahë të fortë për t’iu rikthyer fesë dhe të vërtetës, në Wels të Austrisë për t’iu gjendur sa më afër dhe për t’ua freskuar shpirtin me këshillat dhe fjalët e tua të urta e kuptimplote mërgimtarëve shpirtdjegur e të mallëngjyer për vendin dhe të afërmit e tyre të lënë në atdhe. Shumë e ke dashur vendlindjen, shumë je mburrur me të, shumë ke vuajtur për atdheun, dhe shumë ke bërë për të, por si për koincidencë amanetin e dorëzove pikërisht jashtë vendlindjes dhe atdheut tënde. Por kjo nuk po më habit fare, sepse para teje kjo u ka ndodhur pikërisht të gjithë atyre rilindësve, dijetarëve dhe e personaliteteve të shquara që e kanë dashur vendlindjen dhe atdheun shumë. Edhe ti je pjesë e tyre, sepse edhe në një pikë je i ngjashëm me ta. Po sikur ata, edhe ti nuk u vlerësove dhe nuk u çmove në vendin tënd… Po cili njeri i madh u vlerësua në të gjallë të tij?!

Ama, Welsi i Austrisë, ta dha hakun. Ky qytet i vogël u bë me një hoxhë më të madh shqiptar. Pate fat ti, por edhe xhemati dhe popullata shqiptare patën fatin që të patën ty, sepse shumë u dhe atyre!

Sa herë më kujtohet rrëfimi Yt: “Kur shkuam në Austri, aty ishin një grup xhematlinjësh pleq që kishin pritur dhe përcjellë një numër të madh imamësh në xhaminë e tyre. Në ditën e parë, sikur që është zakoni, filluam ta njohim njëri-tjetrin. Njëri ndër ta më pyeti: “Hoxhë efendi, prej nga jeni dhe çfarë shkolle ke përfunduar. Dhe pasi i tregova se kush isha dhe nga vija dhe çfarë kisha përfunduar, ai më tha: “Ishallah ke sukses dhe ia arrin të qëndrosh këtu nja dy vjet! Qesha dhe i thash, po ta shohim një herë, ta fillojmë… Por ja që kaluan 13 vite që nga ajo kohë…”. Sa shpesh e ke përmendur këtë…!

Hoxhë i nderuar, tek ti kam parë se si puqeshin e takoheshin kultura dhe dija e Lindjes dhe e Perëndimit. Kjo të bënte të veçantë dhe të dallonte nga të tjerët.

Tek ti e mësova se ç’është sakrifica dhe si duhet sakrifikuar për të mirën dhe të vërtetën. Ti ishe hoxhë, intelektualë, studiues, shkrimtarë e veprimtarë që nuk ke ndenjur në kabinete q ëi kanë themeluar të tjerët, por ti kah do që shkoje e krijoje një kabinet, një zyre, një bibliotekë, për ty më pakë, por më shumë për të tjerët…

I nderuari Hoxhë, Kosovën e deshe shumë, prandaj sot e tutje do të pushosh përgjithmonë në tokën e saj të shenjtë sikur që e quaje gjithmonë. Veprove jashët saj, me shpresë se një ditë do të ktheheshe për të dhen kontributin tënd këtu në vatanin që e deshe aq shumë, që për lirinë e tij e sakrifikove lirinë Tënde personale. Herët u bashkove në radhët e grupeve që vepronin për çlirimin e Kosovës, për krijimin dhe shtet ndërtimin e një Kosove që e meritonin dhe u duhej shqiptarëve. Madje nga Shkodra veprove për Kosovën dhe popullin Tënd, po edhe nga Prizreni, e edhe më shumë tash së fundi nga Ëelsi dhe Austria, duke filluar si Kryeimam i ALKIG-ut, Unionit të Imamëve Shqiptarë të Austrisë, si profesor në shkollën e Mesme Publike të Welsit – Gymnazium, dhe si imam i Xhamisë dhe Qendrës “Mesxhid Er-Resul” të cilën e themelove ti. Kalove nga kjo jetë krenarë dhe i devotshëm, sepse jetove krenarë dhe i devotshëm.

Sot është ditë e xhuma, dita kur ti gjatë gjithë jetës e përgatisje vazin – ligjëratën, dhe hutben për xhematin Tënd, qoftë në Prizren, Shkodër dhe në Wels. Por meqë ti sot nuk po e bënë këtë, po ebëjme ne, njerëzit e tu, miqtë dhe kolegët e tu, po e bëjnë xhemati yt gjithandej ku punove e veprove – të gjithë ata po bëjnë dua dhe po luten për shpirtin tënd të bekuar!

Allahu të shpërbleftë për veprat dhe aktivitetet Tua me Xhenetin Firdevs!

Biobibliografia (jo e plotë) e Muhidin ef. Ahmetit

Muhidin Ahmeti u lind më 1962 në fshatin Zaplluxhe të Opojës, në një familje fetare me taban kulturor. Ishte pasardhës i dy gjeneratave të mëparshme të hoxhallarëve, i cili shkoi gjurmëve të të parëve të tij. Shkollën fillore e kreu në vendlindjen e tij gjatë viteve 1969 – 1977, Medresenë e Mesme Alaudin e kreu në Prishtinë gjatë viteve 1977 – 1982, kurse Fakultetin Teologjik Islam e kreu në Sarajevë gjatë viteve 1982 – 1986. Gjatë viteve 2002 – 2004 e përfundoi shkallën e tretë të studimeve në Kajro të Egjiptit. Të gjitha këto studime i përfundoi me sukses të lartë.

Gjatë viteve 1988 – 1992 punoi si imam dhe mësues i besimit në Xhaminë “Sinan Katib” në Prizren. Gjatë kësaj periudhe i botoi:

“Dialog me mikun ateist”, Prizren, 1990.

“Poezi te zgjedhura nga Muhammed Ikballi” , Prizren, 1990.

“Temat islame”, Shkup, 1991.

“Të rinjtë dhe droga”, Gjilan, 1995.

Midis viteve 1993 – 2000 veproi në në Shkodër – Shqipëri dhe krue këto detyra dhe botoi:

Mësimdhënës, pedagog si dhe kryetar i komisionit të lëndëve fetare në Medresën “Haxhi Sheh Shamia në Shkodër”.

Hatib dhe ligjërues në xhamitë e qytetit: Ebu Bekër, Perash Tophane, Kiras, Xhamia e Plumbit etj.

Hatib dhe ligjërues nëpër fshatrat e rrethit të Shkodrës si në: Bushat, Boks e në shumë fshatra tjerë të rrethit të Postribës.

Ligjërues në Qendrën kulturore “Daut Boriqi”

Themelues i “Klubit kulturor Drita” dhe drejtori i saj.

Themelues, botues dhe drejtor i gazetës “Drita e dijes”

Organizmi i kursit fetar për të rinjtë dhe studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi”

Botues dhe autor literaturës së përshtatshme me karakter islam dhe kombëtar: – Përmbledhje ligjëratash fetare, Shkodër, 1996.

– Rreth përhapjes së Islamit të Shqiptarët, Shkodër, 1997.

-Libri im i vogël për hallallin dhe haramin, (botues dhe recenzentë), Shkodër, 1997.

-Dhimbjet dhe turpi i Shqipërisë, Shkodër, (Botues), 1997.

-Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës, (përkthim nga Boshnjakishtja), Shkodër, 1998.

Promovim librash: “Mrekullitë shkencore të Kur’anit”, “Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës”, etj.

Ligjërata dhe tribuna të ndryshme në: shtëpinë e kulturës, në universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe në institucione të tjera edukativo arsimore.

Emisione fetare dhe kulturore ne Radio Shkodra dhe në televizionet private TV –Rozafa dhe TV-Shkodra

Aktivitete gjatë muajit të Ramazanit: iftare të përbashkëta me intelektual, me rininë me gratë etj. Emisione fetare për Ramazanin në dy TV-të e përmendura.

Emisione Televizive gjatë netëve të mëdha si: Nata e Kadrit, Mi’raxhit, për Bajrame etj.

Organizimin e konkurseve apo kuizeve me rininë dhe studentët e universitetit.

Ekskursione me rininë dhe studentet në qytetet e ndryshme të Shqipërisë.

Organizimin e aktiviteteve sportive në mes K.K. Drita dhe xhematit të xhamive të qytetit.

Organizimin e programeve kulturore-artistike me grupin – korin e Medresesë “H.Sheh Shamia” nëpër xhamitë e qytetit dhe me rastin e manifestimeve të ndryshme fetaro-kombëtare.

Organizimin e ligjëratave për gra çdo të Mërkure në xhaminë “Ebu Bekër”. (Këtë e ka udhëhequr bashkëshortja: Fahire Ahmeti)

Zhvillimin e ligjëratave fetare gjatë Ramazanit dhe jashtë tij në qytetet tjera të Shqipërisë si,p.sh. Në Tiranë, Elbasan, Durrës, Pogradec etj.

Pjesëmarrës në sesionet shkencore: Përvjetori i revistës: “Zani i Naltë” etj.

Pjesmarrës në disa Konferenca ndëkombëtare: si psh. Në Sudan (Rinia muslimane), në Kajro (Mendimi islam bashkëkohor) etj.

Midis viteve 2001 – 2005 – Periudha e pasluftës në Kosovë

Veprimataritë kryesore:

Themelues i Qendrës edukative “Horizonti i Dijes” në Prizren

Themelues i bibliotekës së Qendrës edukative “Horizonti i Dijës” (6000 tituj)

Kursi fetar i fëmijëve mbi 40 fëmijë të rregullt dhe mbi 80 periodikë.

Kurssi i të rinjeve : mbi 30 pjesmarrës.

Tribuna publike ne shtepine e kultures në Prizren, Rrahovec, Skenderaj, Gjakovë, Tetovë etj.

Emisione në Rado dhe TV- Besa në Prizren, Zëri i Shtimjes në Shtimje, në Rahovecë, Besjanë, etj.

Botime librash si autor dhe përkthyes:

Këshilla islame , Prizren, 2000

Bazat e pedagogjisë kur’anore, Prizren, 2002

Mësimet e Kur’anit, Prizren, 2003

Agjërimi i Ramazanit, Prizren, 2003

Shteti islam, Prizren, 2004

2006 -2012 – në Austri (Ëels)

Funksionet:

-Imam në “Bashkësinë e Shqiptarëve musliman në Wels të Austrisë,

-Kryetar i Unionit të Shqiptarëve mysliman në Austri (DAMÖ)

-Anëtar i kryesisë së Bashkësisë islame të Austrisë – dega– Linz

-Mësues i teologjisë islame në shkollat publike të Austrisë

Autor i 4 librave:

– 1. Të jetosh në islam (Hutbe të zgjedhura), Wels, 2006

– 2. “Sfidat e rinisë bashkëkohore në kohën e globalizmit”, Wels, 2008

– 3. Martesa islame, Ëels, 2010

– 4. Mevludi ne gj. Shqipe, Ëels, 2010

Shkruar nga Hatixhe Ahmeti