Si të komunikosh gjatë katastrofave kur lidhja me internetin dhe sinjali telefonik nuk funksionojnë?
Një kompani e vogël në Kili, vend që preket nga shumë tërrmete, propozon një aplikacion për telefona duke përdorur valët radio të kriptuara me frekuencë shumë të lartë.
“Imagjinoni një person pa akses në internet, pa sinjal telefonik, që nuk di ku të shkojë pas një tërrmeti. Është ajo që më ndodhi kur jetoja në Vina del Mar me djalin tim katër vjeç”, thotë Barbarita Lara, ideuese e aplikacionit “S!E”.
Në vitin 2010 një tërmet me magnitudë 8,8 ballë Righter i shoqëruar nga një cunami shkatërroi qendrën e Kilit duke shkaktuar vdekjen e 500 personave.
Parimi i këtij aplikacioni mbështetet në përdorimin e valëve radio me frekuencë shumë të lartë që i mundësojnë përdoruesve të marrin në smartfonin e tyre njoftime dhe informacione mbi pikat e grumbullimit dhe qendrat e pritjev gjatë katastrofav