Çdo pranverë, për disa javë, lulet e egra i mbulojnë rrugët e thata të bregdetit perëndimor të Afrikës së Jugut.
Koloriti i ngjyrave nga këto lule ia ndryshojnë pamjen shkretëtirës afrikane, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Përgjatë periudhës së muajve korrik-shtator, lulet veçse fillojnë të vyshken dhe era e parë që fryen mbi shkretëtirë do t’i rrëzojë ato përtoke. Farat e luleve pastaj do të mbijnë nën tokë dhe do të çelin vitin e ardhshëm.
Fotografi Tommy Trenchard i cili ka bërë foto artistike nga ky fenomen natyror e përshkruan këtë pamje si diçka surreale.
“Jetëgjatësia e vogël e tyre i bënë edhe më të veçanta. Njerëzit e mendojnë Afrikën Jugore si një vend për t’i shikuar kafshët e egra, por këto lule të egra në shkretëtirë i bëjnë të kënaqen me pamjen”, përshkruan Trenchard.