Jakup Hasipi u lind në fshatin Sllupçan më 2 shkurt 1951, shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm e kreu në Damask të Sirisë në medresenë “el-Furkan'” në vitin 1980. Studimet i kreu në universitetin e famshëm Al-Az’har, në fakultetin e bazave të Fesë Islame të Egjiptit në vitin 1985 ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit.
Gjat viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare.
I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të popullatës. Në ligjëratat e tija ishte shumë i përpikt dhe i guximshëm, kështu që ju ka bër ball kërcënimeve dhe marrjeve të shumta në pyetje nga ana e policisë sllavo-maqedone. Nga kjo periudhë e gjer në vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjërata, kontribut ky që ka dritë çdo ditë në trojet tona përmes ruajtjes multimediale.
Në vitin 2001 gjat luftës në Maqedoni Jakup Hasipi paraqitet si njëri ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës, sepse ishte i bindur se vetëm përmes kryengritjes popullata do të jet në gjendje ti arrij liritë dhe të drejtat e veta.
Pas përfundimit të luftës në vitin 2003 në zgjedhjet e rregullta të Bashkësisë Islame në Kumanovë u zgjodh myfti për komunën e Kumanovës dhe Likovës.
Më 7 janar 2006 në një aksident trafiku në magjistralen Shkup – Kumanovë ndërron jetë.
KONTRIBUTI NE ISLAM
Kontributi i tij në sferën e Islamit ndër të rinjt dhe të rriturit në Maqedoni dhe Kosovë është i njohur ndër këto troje si përmes pjesmarrjeve të drejtpërdrejta në tubime ashtu edhe përmes ligjërimeve multimediale. Vlen të ceket se të gjitha filmimet audio dhe video jan falas pa asnjë kufizim nga ana e këtij ligjëruesi.
Ndër këto xhirime të ligjëratave më të njohurat janë ligjërata e mabajtur në Ferizaj me rastin e përvjetorit të lindjes së Muhametit a.s , nga e cila ligjërat mbetet thënja e tij se “…pa lexim jemi qumësht i prisht, pa lexim jemi popull i prisht…” [1], si dhe xhirimi i ligjeratave në Prishtinë[2] dhe Ferizaj[3].
KOntributi kombëtarë
Jakup Hasipi në të majt dhe Hisni Shaqiri në të djathtë
Si një imam dhe një menaxher i mirë i çështjeve të një fshati ka ndikuar shumë pozitivisht në organizimin e qytetarëve të fshatit si në çështjet e brendshme të fshatit ashtu edhe në ato të jashtme. Organizimi i tij ka qenë i njohur që nga koha e rrënimit të mureve në teritorin e Maqedonisë proçes ky që kishte për qëllim krijimin e trazirave ndër shqiptarët e Maqedonisë.
Ndikimi i tij me një dritë të pastër patriotike ka qenë gjat luftës së vitit 2001 kur me veshje të UÇK-së është paraqitur në opinion dhe ka kërkuar angazhimin masiv të popullatës në luftë kundër sllavo-maqedonasve, emri dhe vepra e tijë kanë pasur ndikim ndër poupllatën gjatë gjithë kohës.