Merita për këtë funksion të kakaos i takon teobriminës, e cila gjendet në një kokërr kakao në masën 2%.
Një studim britanik i drejtuar nga Alyn Morice, drejtoreshë e Cough Clinic në Universitetin e Hull në Yorkshire të Anglisë, ka zbuluar se pirja e dy filxhanëve kakao në ditë apo marrja e kapsulave me kakao, ndikon për të ndaluar kollën qoftë të përkohshmen edhe atë kronike.
Studimi u bazua në pacientët e 13 spitalave në Britaninë e Madhe të cilët vuanin nga kolla, ku u vu re se nga pirja e kakaos, simptomat e kollës reduktoheshin në masën 33%, shkruan Noa.
Rol qetësues luante edhe ngrënia e çokollatës, e cila e ndërpriste kollitjen por për një afat kohor më të shkurtër. Ndërkohë kakao e pirë në formë të lëngshme, garantonte një qetësim më të madh edhe në format më agresive të kollës. /Telegrafi/