ALLAHU E SHKROI TREGIMIN E JETËS SATE

Shejh Salih el Megamesi, Allahu e ruajttë, thotë:

“Allahu, është Ai i cili e shkroi tregimin e jetës sate, prandaj sillu mirë kur e rrëfen atë.

Sillu mirë në gjykimin tënd për atë që ndodh brenda saj.

Ankoju për gjendjen tënde Zotit tënd, por mos iu anko robërve të Tij.

Dhe bëhu i sigurt se çdo pikëllim që ti e përjeton, ose vjen nga ajo se Ai të do e të sprovon, ose vjen nga ajo se Ai të do dhe dëshiron që nga gjynahet të të pastrojë.

Do të vijë dita kur do ta zbulosh se pikëllimi yt të ka mbrojtur nga zjarri dhe durimi yt të ka futur në Xhenet!”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU