“Duhet ta rikujtojmë e të mburremi me të kaluarën tonë. Dhe datat e rëndësishme të kalendarit tonë kombëtarë, duhet t’i shënojmë me sa më shumë ngjarje kulturore. Por jo edhe nëntorin ta shndërrojmë në ‘panair’ gjatë të cilit, të vëllazëruar me politikanët që na paguajnë, do ia shesim popullit sasitë e mbetura të patriotizmit dhe atdhedashurisë e që pastaj, pasi t’i ngremë ‘tendat’ e të marrin fund ahengjet, çdo gjë të vazhdojë me të vjetrën: populli ta jetojë varfërinë e vetë e ne ‘mendjendriturit’, të vazhdojmë përgatitjet për ‘panairin e atdhedashurisë’ të vitit të ardhshëm, kur njësoj si sivjet, populli do i paguajë shtrenjtë edhe manifestimet që kanë vetëm një qëllim – ta mbulojnë fytyrën e vërtetë të politikanëve që e plaçkitën popullin e tyre!” (Kim Mehmeti)