Një nga njerëzit e mirë thotë:
E kërkova nga Allahu urtësinë, më dha probleme që t’i zgjidh.
E kërkova nga Allahu durimin, më dha sprova që t’i përballoj.
E kërkova nga Allahu fuqinë, më dha vështirësi që t’i tejkaloj.
E kërkova nga Allahu sinqeritetin, më dha dhembje të më pastrojë.
E kërkova nga Allahu Xhenetin, ma dha dynjanë që të përfitoj nga ajo dhe nëpërmjet saj ta fitoj ahiretin.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU