Qendra Sportive për ngritjen e aftësive morfo-funksionale, Fitnes dhe Nutricion “Corpore Sano” shërbimet e veta i bazon në zgjidhjen e problemeve me peshë trupore, ndërtimin e shëndosh të trupit, diagnostikimin dhe ngritjen e aftësive morfo-funksionale për kategoritë e caktuara, mirëmbajtjen e sistemit kardiorespirator dhe lokomotor, si dhe rikuperimin adekuat pas shërimit të lëndimeve (kinezi-masazh terapia).
Qendra “Corpore Sano” shërbimet e veta ju ofron këtyre kategorive të popullatës sonë:
- Fëmijëve;
- Të rinjve dhe të rejave me nevoja të caktuara;
- Të gjitha nivelet dhe llojet e sportistëve, dhe rekreativëve;
- Moshat e shtyra;
- Personat me nevoja të veçanta.
Qendra “Corpore Sano” shërbimet e veta i realizon duke i zbatuar programet e veta punuese:
- Programi morfometrik (vlerësimi i përbërjes trupore dhe intervenimi në te sipas nevojës):
- Matjet morfometrike;
- Vlerësimi i përbërjes trupore:
- Vlerësimi i peshës trupore;
- Vlerësimi i masës muskulore;
- Vlerësimi i shpërndarjes së masës dhjamore;
- Caktimi i peshës ideale sipas Brokut, Lorencit, apo Vandervalit;
- Programi funksional:
- Vlerësimi dhe ngritja e Kapacitetit të punës fizike:
- Vlerësimi dhe ngritja e aftësive aerobe (VO2max);
- Vlerësimi dhe ngritja e aftësive anaerobe (pragu anaerob);
- Vlerësimi I frekuencës maksimale të punës së zemrës;
- Vlerësimi dhe ngritja e forcës eksplozive;
- Vlerësimi dhe ngritja e forcës repetitive;
- Vlerësimi dhe ngritja e forcës statike.
- Vlerësimi dhe ngritja e Kapacitetit të punës fizike:
- Programi i të ushqyerit (nutricionit):
- Vlerësimi i statusit nutritiv (mbipeshës trupore, peshës trupore normale, apo peshës trupore ndërnormale):
- Matjet morfometrike;
- Vlerësimi i përbërjes së trupit;
- Caktimi i peshës ideale, dhe i Indeksit të Masës Trupore:
- Kategorizimi në bazë të gjendjes momentale, dhe gjendjeve tranzitive;
- Vlerësimi i energjisë hyrëse dhe i energjisë dalëse;
- Vlerësimi i Nevojave Ditore Energjetike:
- Vlerësimi i metabolizmit bazal, i energjisë së nevojshme për aktivitete fizike, dhe i efektit termik të ushqimit;
- Përpilimi i programeve nutritive dhe programeve stërvitëse për personat me mbipeshë trupore (trashësi);
- Përpilimi i programeve nutritive dhe programeve stërvitëse për personat me peshë trupore ndër normale;
- Vlerësimi i statusit nutritiv (mbipeshës trupore, peshës trupore normale, apo peshës trupore ndërnormale):
- Programet stërvitore:
- Programet stërvitore për të rritur:
- Programet stërvitore për ruajtjen, apo ngritjen e aftësive aerobe (rritja e VO2max);
- Programet stërvitore për ruajtjen, apo ngritjen e aftësive anaerobe (shtyrja e pragut anaerob);
- Programet stërvitore për ruajtjen, apo ngritjen e forcës eksplozive;
- Programet stërvitore për ruajtjen, apo ngritjen e forcës repetitive;
- Programet stërvitore për ruajtjen apo ngritjen e forcës statike;
- Programet stërvitore për fëmijë me ndikim në rritjen dhe zhvillimin normal të tyre:
- Programet stërvitore aerobe me ndikim në zhvillimin optimal të sistemit kardiovaskular dhe respirator;
- Programet stërvitore me ndikim në zhvillimin optimal të sistemit osteo-muskulor (eshtra dhe muskuj);
- Programet stërvitore për zhvillimin optimal të forcës (me ngarkesë deri në 50% të kapacitetit të përgjithshëm);
- Programet stërvitore korrektuese të deformimeve osteo-muskulore.
- Programet stërvitore për moshat e shtyra:
- Programet stërvitore aerobe për mirëmbajtjen e sistemit kardiovaskular dhe respirator;
- Programet stërvitore me ndikim optimal në forcimin e aparatit lokomotor;
- Programet stërvitore për personat me nevoja të veçanta:
- Vlerësimi i përbërjes trupore dhe forcës lokomotore;
- Programet stërvitore me ndikim optimal në ngritjen e aftësive funksionale dhe forcës lokomotore;
- Programet stërvitore korrektuese.
- Programet stërvitore për të rritur:
Agron M. Rexhepi, MD, Msci, PhD
Mjek-nutricionist sportiv
Tel. +377 44 110 855; +386 49 500 012
https://www.facebook.com/Corpore-Sano-165426516850470/