Ekranet e modeleve Samsung Galaxy S10

Ekrani i Samsung Galaxy S10 sapo është zbuluar nga Samsung në një ngjarje zyrtare ku shfaqet më shumë se një model, me emrat New Infinity dhe Infinity-O.

Paneli i Samsung Galaxy S10, që pritet në fillim të vitit të ardhshëm, tashmë është shfaqur në shumë koncepte duke treguar një mënyrë të re të vendosjes së kamerës në anën frontale. Duket sikur një pikë e vogël në krye të ekranit.

Kjo duket se ka bazë pasi Samsung ka treguar një ekran të quajtur Infinity-O në konferencën e tyre të zhvilluesve.

Por ka gjithashtu një ekran pa kamera në anën frontale, duke e bërë atë një ekran të plotë dhe pa korniza.

Ekranet u panë në konferencën e zhvilluesit në prezentim. Kompania tregoi katër në total: Infinity-U, Infinity-V, Infinity-O dhe New Infinity.

Siç mund ta shihni, kjo është një pamje e vogël e asaj që duhet të pritet, por është më solide dhe më zyrtare se çdo gjë deri më tani. Samsung tashmë është përfolur se do të ofroj variante të shumta të Galaxy S10, prandaj presim që të zbulohen të gjitha këto ekrane.