NDIKIMI I MEDIEVE NË TRURIN TONË

– Gjatë luftës së dytë botërore, Hitleri u habit nga fakti se tre oficerë të tij e thyen urdhrin e tij, dhe vendosi t’i ndëshkojë me një metodë të çuditshme. E mori secilin nga ta dhe e vendosi vetmas nëpër burgje. Në çdo burg lëshonte muzikë klasike dhe ata të prangosur i vendoste para një tube uji, e cila pikonte shumë ngadalë. Atyre u tha se në burg është duke rrjedhur gaz helmues, i cili brenda gjashtë orëve do t’i helmojë. Pas katër orëve, shkoi ta shikojë gjendjen e tyre dhe e vërejti se dy nga ta i ishin të vdekur, kurse i treti vetëm sa i merrte frymëmarrjet e fundit. Ajo më e çuditshme në këtë rast është se nuk kishte gaz helmues i cili rridhte në burg, por kjo ishte një “luftë dhe mashtrim psikik”. Kjo bëri që mendjet e tyre t’i mbysin. Nga kjo u qartësua se ideja e gazit helmues bëri që trupat e tyre të prodhojnë hormone të cilat ndikonin negativisht në zemrat e tyre dhe në sistemet e tjera të trupit dhe me këtë t’ua mbytë trupat e tyre.
– Kjo e njëjta është ajo që e bëjnë mediet sot me ne, madje për çdo ditë. Ato përçojnë ide helmuese deri në mendjet tona dhe ne me rolet tona vetëm se e mbysim veten dhe shoqërinë.
– Shembuj nga ato ide shkatërruese i kemi:
Na duhen njëqind vjet për ta mbërritur perëndimin.
Civilizimi perëndimor është shëmbëlltyrë.
I riu mysliman është i zhytur në mëkate dhe degjenerim.
Ne nuk mund të zbulojmë gjë apo të shpikim diçka të re.
Myslimanët janë të përçarë dhe të humbur.
– Këto janë disa nga idetë. Kurse ne me rolin tonë vetëm se jemi duke e bindur vetveten me realitetin e saj dhe jemi duke filluar ta mbysim vetveten, ngase kemi filluar të bindemi se këto ide janë të drejta dhe reale.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU