NËSE VDES SHPRESA, VDES ÇDO GJË

Katër qirinj flisnin njëkohësisht mes vete:
I pari nga ata tha: Askush nuk ka nevojë për mua dhe u fika.
I dyti nga ata tha: Unë jam sinqeriteti dhe askush nuk më beson mua dhe u fika.
I treti nga ata tha: Unë jam dashuria dhe askush nuk kujdeset për mua dhe u fika.
I katërti nga ata tha: Unë mund t’i ndez të tre qirinjtë, ngase unë jam shpresa.
Mos e humb shpresën. Nëse vdes shpresa, vdes çdo gjë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU