Në Bagdad kur shteti udhëhiqej nga Harun Err-Rreshidi, dy burra të verbër ishin ulur në rrugën e princeshës Zubejda që ishte e njohur me bujarinë e saj.
Njëri prej tyre tha: O Allahu im! Më furnizo nga mirësitë Tua.
Tjetri tha: O Allahu im! Më furnizo nga mirësitë e princeshës Zubejda.
Lutjet e tyre i dëgjoi shërbtorja e princeshës dhe i tregoi asaj.
E princesha, atij që kërkoi nga mirësitë e Allahut ja caktoi dy dirhem, ndërsa atij që kërkoi nga mirësitë e princeshës ja caktoi një pulë të pjekur dhe brenda saj dhjetë dirhem. Kështu i shpërbleu për dhjetë ditë radhazi.
Por çfarë ndodhi?
Ai që mirrte pulen e pjekur, ja shiste shokut të tij për dy dirhem duke mos ditur se çka kishte brenda saj.
Pas ditës së dhjetë i viziton princesha dhe i thotë atij që ja dërgonte pulen e pjekur me dhjetë dirhem brenda: A të pasuroi mirësia jonë? Ai tha: Cila mirësi? Ajo i tha: Këta njëqind dirhem për këto dhjetë ditë. Ai tha: Jo vallahi! Se unë pulen ja shisja shokut tim për dy dirhem që ja jepje atij!
Princesha i tha: Ti kërkove nga mirësitë tona e ne ti dham ato, e shoku yt kërkoi nga mirësitë e Allahut dhe Allahu e pasuroi atë!
(Nga gj.arabe Fadil Musliu)