-U pyet një njeri i urtë, se si e di ai se kush e do?!
-U përgjigj: Ai që e bart dertin tim dhe pyet për mua, i fal gabimet e mia dhe ma rikujton Zotin tim . Ky njeri, mua më do.
-U pyet: E ti, si e shpërblen atë dhe si ia kthen?!
-U përgjigj: Bëj dua për të në mungesë të tij.
O Zoti im, unë nuk e di se me çka ballafaqohen shokët e mi dhe të dashurit e mi nga problemet, kurse Ti, je i Vetmi që i di ato. Unë e shoh të qeshurën e tyre dhe Ti i sheh lotët e tyre, unë e shoh pamjen e tyre të jashtme, kurse Ti e sheh pikëllimin e zemrës së tyre.
O Zot, mëshiroji të dobëtit nga ta dhe jepu atë që e kërkojnë nga Ti, shpërbleji me të mira dhe fisnikëroji me rehati pas vështirësive dhe me lumturi pas mërzive.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU