NEVOJITEN
120 gr miell
100 gr gjalpë
100 gr arra të thërmuara
150 gr sheqer
100 gr gjalpë
120 gr sheqer pluhur
1 sheqer vanilje
1 lugë kafe
PËRGATITJA
Në enën për përzierje e vëmë miellin, 100 gr gjalpë, sgeqerin dhe sheqer vaniljen dhe i përziejmë me mikser, me shtojcat për brumë.
Përziejmë derisa të bashkohet masa. Mbi brumin hedhim miell dhe e ngjeshim me dorë.
Fillojmë me përgatitjen e kremit . Në enën për përzierje vëmë 100 gr gjalpë, sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser.
Gjatë rrahjes, e shtojmë kafenë. E marrim brumin dhe me duar e ngjeshim mbi tavolinën e punës, mbi të cilën kemi hedhur miell dhe nga brumi bëjmë petë.
Me kallëp, nga peta nxjerrim forma të rrumbullakëta. Në tavë hedhim vaj format nga brumi i rendisim në tavë dhe i pjekim në furrë 20 minuta,ne temperaturë prej 180 gradë.
Marrim nga ëmbëlsirat e pjekura dhe i lyejmë me kremin e përgatitur. Mbi krmin vëmë edhe një ëmbëlsirë dhe e ngjisim për kremi.
Ëmbëlsirat edhe anesh i lyejmë me krem. Pastaj ,anët e ëmbëlsirave i kalojmë në arrat e thërmuara. Ëmbëlsirat sipr i dekorojmë me marmalatë kajsie ne forme rrethi
JU BËFT MIRË