MOS U MËRZIT

Mërzia e lig zemrën, e dobëson synimin dhe e dëmton vullnetin.
Nuk ka gjë më të dashur për shejtanin se mërzia e besimtarit.
Nga kjo arsye përgëzohuni, bëhuni optimistë dhe përmirësojeni mendimin për Allahun.
Jini të bindur për atë që gjendet tek Allahu dhe mbështetjuni Atij.
Dhe do ta shihni se lumturia është në të kënaqurit me Allahun në çdo gjendje.
O Zoti im, largoje nga unë dhe nga çdo i dashur imi, çdo mërzi dhe çdo gjë që na bën dëm.
Na bëj të jemi të kënaqur me Ty në çdo gjendje dhe Ti të jesh i kënaqur me ne.
Largoje zemërimin dhe hidhërimin Tënd nga ne.
Na furnizo me Xhenetin Firdeus.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU