Sytë tonë për ty janë duke qarë
edhe pse fytyrën tënde se kanë parë.
O Mustafa, o Muhamed
ditën e gjykimit a do të na pranosh për ummet?
Ne për ty po qajmë me lot,
dita e gjykimit do të na vijë sikur sot,
lum ne që jemi ummeti jot.
Ditën e gjykimit dritë nuk ka
imani, Kur’ani, abdesi dritë kanë me bë.
E nga Zoti ka me ardh’ një zë, e ka me thënë:
O ju të Xhehennemit ndahuni!
Mjerë për banorët e Xhehennemit
në terr kanë me mbet.
E kanë me i vet:
Po ti more i shkretë, kështu në terr që paske mbet,
cilit profet ti i përket?
Jam prej ummetit Muhamed
por nuk punova e nuk dëgjova si urdhëroi ai profet.
Jam prej atyre që nuk u ngopa me dunjanë
nuk dëgjova babë e nënë, nuk e ushqeva fukaranë,
as zeqatin s’e kam dhanë.
Po ti more vëlla, a nuk mendove për këtë dit,
se Xhehennemi ka me të prit?
Po ti moj motër që i ke mëkatet sa një kodër,
sa punë të këqija që ke punu’, trupin tënd s’e ke mbulu’,
e tash në Xhehennem kanë me të çu’?
Të gjithë të shkretët,
mëkatarët në zjarr të Xhehennemit
kanë me ra.