Perbersit:
300 gr fasule,
4 copa mish të thatë,
1500 ml ujë,
2 karrota,
3 qepë mestare,
vaj ose gjalpë,
piper i kuq,
1 lugë gjelle vegeta,
miell sipas dëshirës.
Pergaditja:
Marim një tenxhere dhe e vendosim fasulen, dhe e mbulojmë me ujë derisa sasia e fasuleve të mbulohet dhe e lëmë të marrë një valë dhe pastaj ia derdhim ujin.
Pas kësaj vendosim prapë tenxheren në zjarr dhe në të vendosim 1 litër ujë dhe mishin, pastaj gjatë zierjes ujin e mbetur 500 ml ia shtojmë.
Marim karrotat dhe i presim në feta, dhe i vendosim në tenxheren ku ziejme fasulen, të cilin e lëmë të ziej për dy orë, jo ne zjarrë të madhë
Pastaj marim qepët dhe i grijmë, në një tigan hedhim vaj dhe shtojmë qepët, qepët i fergojmë derisa ato të zbutën dhe të fitojnë ngjyrë ari, pasi të fërgohen qepët nëse dëshirojmë që lëngu i fasules të zier të jetë më i dendur, mundë t’i shtojmë dhe dy lugë gjelle miell, pas kësaj në tigan shtojmë dhe një lugë gjelle biber të kuq, dhe i përziejmë me anë të lugës
Masën e përgaditur në tigan e marim dhe e shtojmë në tenxhere, shtojmë vegetën, shtojmë ujin e mbetur dhe e lëmë të ziej dhe për gjysmë ore
Mbas 30 minutash zierje, gjella është gati.