Përbërësit
5 patëllxhanë
250-300 gr mish
1 qepë
kripë
Biber i zi
qimnon
4-5 lugë sos domatesh
Hapat
1
Mishin e grirë vendoseni në një pjatë, ia shtoni erëzat dhe e përzieni.
2
Patëllxhanat i preni nga një fije (duke ia larguar lëvorën), i preni me thikë ( por duke mos i ndarë, vetëm sa për ti vendosur qoftet).
3
Mishin e vendosni nëpër patëllxhanë, patëllxhanat e mbushur i rëndisni në një tenxhere, përmbi ia hedhni vajin vegjetal, 2 copa hudhër, kripën, ujin e vakët dhe sosin e domateve.
4
Tenxherën e vëni në zjarr mesatar për pjekje rreth 40-45 minuta.
5
Ju bëftë mirë!