Të vizatosh buzëqeshje në fytyrën e të mjerit.
T’u dalësh në krah shokëve çdoherë kur kanë nevojë për ty.
T’ia përkëdhelësh kokën jetimit.
T’i zbatosh premtimet dhe t’i ruash fshehtësitë.
T’i pranosh arsyetimet e shokëve për gabimet dhe të metat e tyre.
T’ia puthësh dorën nënës për çdo ditë dhe ta bësh që ta ndiejë dashurinë tënde të pavdekur ndaj saj.
Të dëgjosh me kujdes një fëmijë që të flet, edhe nëse të rrëfen gjëra që nuk të interesojnë.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU