Kjo supë do t’ju rrisë imunitetin, ja si ta gatuani

PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA: 2 qepë të grira në copa të vogla, 6 thelpinj hudhër të prerë në mes, 2-3 lugë vaj ulliri, 3-4 patate amerikane (të ëmbla) të qëruara e të prera në kubikë afërsisht të barabartë, rreth 1.2 litër lëng pule i valuar (përgatiteni me koncentrat pule nëse nuk keni kohë ta përgatitni me pulë të freskët). Sasia e lëngut varet se sa të trashë e doni supën. kripë e piper sipas nevojës.

PËRBËRËSIT PËRGARNITURË: Mund ta shërbeni sipas dëshirës:disa kokrra qepujka, 1 lugë vaj ulliri, 150 ml pana, disa kokrra bajame të kripura, të pjekura e të thërrmuara, ose lajthi të pjekura etj.

PËRGATITJA: Supa mund të përgatitet dhe një ditë më parë dhe të ruhet në frigorifer, e mbuluar me plastmasë kuzhine ose te ngrirja. Në një tenxhere të madhe me vaj ulliri, skuqim qepën e hudhrën derisa të marrin pak fare ngjyrë. Shtojmë patatet në kubikë dhe pasi t’i skuqim për 2 minuta shtojmë lëngun e valuar. I vëmë kapakun dhe e lëmë në zjarr për rreth 20 minuta ose derisa të shohim që patatet janë zbutur. I grijmë me grirës që zhytet ose atë që keni, që të bëhet si masë kremoze pa kokrra, dhe e rregullojmë për kripë e piper. E heqim dhe në vajin e ullirit skuqim për 2 minuta qepujkat. E shërbejmë supën të ngrohtë duke i vënë sipër qepujka, pançetë, pak pana etj.living.al