Nëse do ta shohësh dynjanë pas vdekjes sate, shikoje atë pas vdekjes së dikujt tjetër.
Nëse e mediton se si të dashurit i harrojnë të dashurit e tyre të vdekur, atëherë do të jesh i bindur se më të dashurit e tu, do të të harrojnë pas vdekjes sate, do t’i preokupojë dynjaja nga rikujtimi yt.
Prandaj, bëje jetën tënde të jetë e tëra për Allahun. Ai është i Vetmi, i Cili nuk harron. Përmirësoji raportet e tua me Allahun, se Allahu është i Vetmi që nuk të harron, kur të tjerët të harrojnë dhe të lënë të vetëm.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU