Prizreni qyteti i minareve

Shkruan – Qëndrim Ibrahimi

 

Përgjatë filtrimit të pyetjeve ku ? si ? pse ? i sfiduar gjendesha edhe gjatë shuarjes së etjes që tashmë kishte kapluar qenien time.

Ndër to edhe ” Çka Kosova ? “.

Shfletova atlase nga me të ndryshmet, rotullova globe nga më të mëdhenjtë, dhe mësova se përveç se çdo shtet ka një kryeqytet , krahas
ksaj çdo shtet kishte një tjetër qytet që e karakterizonte edhe më vetë shtetin.

Amerikën e shquante New Yorku, Turqinë e shquante Stambolli.

Po ç’ne me Kosovën?

Me të larguar mjegullat e paqartësisë e duke u thelluar në hartën e Kosovës që ngjante si një ‘plus’ që rrezaton energji pozitive,pas
shumë e shumë kërkimeve, mendja e pastër nuk të adreson askund tjetër pos te bazamenti i atij ‘plusi’ të madh i cili gjendej kah jugu, mbase dicka magnetizonte nga andej.

Bëhet fjalë për metropolin e quajtur Prizren, ky pra ishte ‘New Yorku’ i Amerikës e Stambolli i Turqisë.

Të mishërojë për Prizrenin është sa kënaqësi aq edhe përgjegjësi nga frika se fjalori i Gjuhës Shqipe nuk posedon fjalë të veqantë që ta përshkruaj qytetin.

Nën shpatet piktoreske të Sharit, i kristalizuar me veqanti gjendet i bukuri Prizren,qytet ky i cili konsiderohet burim i pashtershëm i bukurive.

Është vend me diversitet në t’gjitha anët madje edhe në gjuhë, Prizreni ka 4 gjuhë zyrtare. Për Prizreni edhe hiperbola konsiderohet litotë.
Është vend kolorit me pozite gjeostrategjike, ku po ta vendosni ta vizitoni do lezetoni çdo pëllëmbë të tij, ku do ta shijosh të kaluarën e do ta shohësh të ardhmen.Vend ku gjen prehjen hyjnore.Vend me rreth 200000 banorë.Vend ku edhe zogjtë janë të lumtur që cicërojnë mbi hapësirën e tij.

Sa i përket Prizrenit ai është dhe do të jetë gjithmonë më i mirë sesa paraqitet në fotografi.
Është i rrethuar me male që rezultojnë në mëngjese të freskëta e i jep hijeshi edhe më qytetit .
Në anësi të maleve gjendet edhe qyteti për të cilin bëhet fjalë.

Përderisa në vendet tjera për zhvillim vendi kanë vendosur ngritjen e ndërtesave të larta ,në Prizren është sistem më i veçantë,Prizreni përkundër kësaj zgjodhi zhvillimin e karektereve,pra njëkohësisht ruante antikueshmërinë dhe rriste prodhimtarinë e mençurakëve.

Në ato ndërtesa të vogla por simpatike gjenden dyqane të shumta…
Pasi u lehtësua qasja në të,numri i turistëve sa vjen e shtohet dita ditës. Është për tu habitur aktualiteti në të, njerëz që vinë nga skaji i botës, që vinë ekzluzivisht për ta vizituar atë,qoftë nga Britania,Amerika,Turqia apo edhe Afrika. Kjo situat sa interesante aq edhe e bukur shtyu nevojën që të hapen më shumë dyqane sovenirësh sesa markete ushqimore.

Një prizrenas është fytyrë publike me apo pa dëshiren e tij, e gjitha kjo si rezultat i interesimit të madh të mediave si kombëtare poashtu
edhe ndërkombëtare.Jo rallë herë ndoll që të dalësh në shetitje disa minutëshe e kur të kthehesh në shtëpi të gjesh veten para ekraneve televizive, që më heret nuk e kishe vërejtur.

Një prizrenas është profesionist i fotografimit.Pak nga dëshira që tërheq bukuria e qytetit e pak nga nevoja e madhe e turistëve, ku
çdo dy-tre pëllëmba ndalojnë për të bërë foto nga dëshira e flaktë që ta lezetojnë çdo cep të tij e ta rikujtojnë mëpastaj.

Prizreni është i njohur edhe me punime të vjetra nga dora e njeriut,artizanate nga më të ndryshmet, ku zotëron ai i filigranit, që ka histori të lashtë në fillet e saj.

Elegancën ia shton edhe më lumbardhi i cili e bën karakteristik dhe të dallueshëm nga rrethi i tij e më gjerë.Mbase rjedhshmëria e tij kishte rezultuar që edhe vetë prizrenasit të jenë më të qetë,si vetë rrjedha e ujit .

Edhe pse lumbardhi ndau qytetin në dysh, duarkryq nuk qëndruan prizenasit,duke anashkaluar ndërtimin e mureve të larta, këta të fundit
zgjodhën ndërtimin e urave të shumta që përveç ngritjes dhe zhvillimit të qytetit njëkohësisht përçon mesazhin për unitet.

Prizreni ngjan në një oqean me nëndetësi teje të bukur, sa më shumë të hulmton në të aq më i etur dhe harmonik ndjehesh.

Ndër perlat kryesore janë monumentet historike që janë sa mistike aq edhe joshëse e që magnetizojnë në shijueshmërinë ndaj tyre.
Qyteti përbëhet me diamante si – Kalaja,Lidhja e Prizrenit,Xhamitë,Kishat,Çezmet,Teqet, Hamamet etj.

Përderisa në vende tjera u duhet disa vite që shkenca të zhvillohet e të lansoj teknologji të reja siç është një ndër ta edhe ‘droni’,
Prizreni ja ofroi e ja servoi një gjë të tillë që moti,kjo arrihet falë kalasë së qytetit e cila qe fortesë e kështjellë e fortifikuar,dhe kishte funksione jashtëzakonishtë të mëdha gjatë kohës përballjes kundrejt armikut.

Pamja që të ofron kjo e fundit të bën thjeshtë të dashurohesh marëzisht e të ndalon margjinalizmin ndaj tij.

Është më shumë se mrekulli ku nga një vend mund të shohësh si lind dielli,dhe po nga i njëjti vend të shohësh perëndimi e tij.Jo çdo kush ka këtë mundësi,është për tu vlerësuar pa maturi.

Nga lart kalaja të mundëson të shohësh shtëpitë te renditura e te sistemuara aq bukur,saqë ngjan në një qokolatë gjigante që ta shton
oreksin për vendqëndrim.
Edhe me të uritur ndaj qytetit të bëjnë xhamitë,kupolat e të cilave ngjasojnë në sheqerka të shijsheme.

Ndër tjerash është edhe Lidhja e Prizrenit.

Kjo kuti e vockël e simaptike po me rëndësi teje gjigante e cila qe ndërtuar më 1878, bëri që uniteti mes shqiptarëve të shtohet e të
bëhet Lidhja e Shqiptareve nga 4 vilajetet.E si i tillë mund të konkludojmë lirshëm e pamenduar dy herë se – Prizreni është kryeqyteti i Shqiptarëve.

Në brendësi të saj ka vlera gjigante, veshje nga më të vjetrat,armë e dokumente që faktojnë trimërinë e shqiptarëve ndër breza.

Jo më pak fantastike janë qezmet në vende të ndryshme, çezme këto që në shikimi të parë nga rrjedhshmëria e kënaqshme e ujësise të bën
përshtypje se ky uj ka mrekulluar edhe shpirtërat e Prizrenasve.

Diversitetin e bën më kuptimplotë edhe sheshi, shesh ky i cili qe shtruar me kalldërma dhe ngjan në koshere, njerëzit e të cilëve ngjasojnë
në bletë,ku takimi në të të bën që nektarin e mbledhur gjatë gjithë dites në lule, gjatë natës ta ëmbelsosh gjithë qytetin me mjaltin nga fjalët e këndshme që ti do veshi për ti dëgjuar.

Prizrenin e karakterizon edhe pluralizmi fetar.

Pa harruarr kishat katolike e ortodokse duhet theksuar numri i madh i Xhamiave.

Qyteti i Prizrenit numëron diku 80-90 xhami, ku gjysma e tyre datojnë nga 500 e me shumë vite ndërtim.Edhe pse numri për dikë mund të duket i madh, ato nuk janë kurrë të zbrasta.Rini,pleq e fëmijë i gjen të harmonizuar e të motivuar duke kryer rite fetare,brenda murreve të xhamisë që tashmë të kaligrafuar nga kaligrafë të njohur botërisht.

Edhe vetë vizitorët e qytetit theksojnë duke thënë “Sa keni ju xhamia në qytet ne nuk kemi në gjithë shtetin tonë”

Pasi që fetaria është më e theksuar në këtë vend,besimtarët në kohën e faljes së sabahut nuk kanë nevojë për alarme,për dallim nga qytetet tjera, ata zgjohen nën zërin melankolik të ezanit para agimit të mëngjesit,me ç’rast Prizrenasit lindin e fillojnë ditën para se të lind e të fillojë rezatimin dielli.

Thirrja e ezanit nga shumë xhami,njëkohësisht bën që banorët ose vizitorët të ndjehen të sfiduar dhe të pavendosur, nga dilema se në cilën xhami të hyjnë, është njëlloj si të futesh në depo të ëmbëlsirave e të kesh mundësi të zgjedhësh vetëm një.

Jo çdo kush mund ta gëzojë këtë ndjenjë, mbase kjo qe arsyeja që prizrenasit janë më të butë e të qetë në karakteret e tyre, thirrja ëmbël pesë kohore thuajse ka qetësuar çdo person me mundësi dëgjimi.

Ashtu siç Prizreni u dallua nga 30 qytetet tjera, ashtu është edhe me muajt e vitit.

Në Prizren nuk ka festivale demash, aty ekziston një muaji ku ndryshon plani jetësor.

Në këtë muaj edhe hëna mbushet kënaqësi dhe merr formën e saj të plotë.

Është Ramazani,muaji i cili ofron besimtarëve pastrim trupi e shpirti, në këtë muaj shumica e Prizenasve agjërojnë ditë, me ç’rast qytetin
e kaplon heshtja e cila nga absolutja thuajse filllon në relative.Kjo heshtje gati ceremoniale gjatë deri në kohën e akshamit,kohë kjo e cila agjërueseve u jep gëzim dhe u ofron mundsinë e të ngrënit,qoftë në shtëpi,apo pranë lumbardhit, e rëndësishme është se përmbushet njëri prej pikave të objektivave ku në pothuajse çdo tryezë mbizotërojnë ato me mysafirë.

Pritja ndezjes së kandilave të minareve bëhet me shumë entuziazëm.Fillon ngrënia e ushqimit ku në tryeza dominojnë ‘pitajkat e Prizrenit’ të njohura tashmë botërisht, pa mos harruar ‘simitet’ dhe ‘tavat e prizrenit’.Pas shuarjes së etjes së venave e ngopjes trupore e shpirtërore, qyteti merr gjallërinë ,duke shpërndarë pozitivitet,një pjesë duke vazhduar me rituale fetare duke falur namze,një pjesë në shesh e kështu me radhë, kesi forme bën që qyteti të cilësohet si më aktivi në nivel kombetar.
Ky hiperaktivitet zgjat deri në kohën e syfyrit,për tu përsëritur një muaj rresht.
Kështu prej bashkimit në bashkim Prizreni përçon mesazhe këshilluese dhe dhe fton që qytetet ta modelojnë atë.
Por ja që jo çdokush është i bekuar të jetojë në këtë vend.

Ndjesia e kënaqësisë vazhdon edhe në muajt e tjerë , vizitorët vazhdimisht zotojnë ndjesi të veqanta dhe shprehin ndjenjën e pikllimit gjatë largimit prej tij, ndjehen të njëllojesh si fëmija që s’mund të ndahet nga gjiri i nënës edhe pse mund të ushqehet me gjëra tjera.
Poashtu këta të fundit ende pa u larguar nga qyteti planifikojnë agjendën për ta vizituar sa më shpejtë që është e mundur.

Juve që banoni në të ‘Zoti ju bekoftë’,juve që keni dëshirë por nuk keni mundesi ‘Zoti ju mundësoftë ‘,juve që keni dëgjuar për këtë qytet e nuk keni provuar ende ‘Zoti ju udhëzoftë’