Rreziku për sulm të zemrës: Mungesa e gjumit ndërlidhet me shëndet të dobët kardiovaskular

Deprivimi i gjumit është ndërlidhur me shëndet të dobët kardiovaskular te gratë e vjetra.

Mungesa e sasisë së rekomanduar të gjumit e rritë rrezikun e obezitetit dhe shtypjes së lartë të gjakut, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se gratë janë më të prira të kenë sulme të zemrës dhe të trurit nëse nuk flejnë mjaftueshëm.

Për këtë studim janë vëzhguar 21,500 gra të cilat kishin qenë të moshave mes 60 dhe 84 vjet.

Pra, përveç burimeve të stresit, kualiteti i gjumit ka qenë faktori tjetër më i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm dhe atë kardiovaskular. /Telegrafi/