PASTA TUTORIAL 4 rekomandime si te perfeksiononi pastat tuaja

Kjo nuk eshte nje recete, por nje kombinim rekomandimesh per te perfeksionuar pastat tuaja. Lexoni dhe jepini drejtim.

Rekomandimi nr.1: Perfundojeni gatimin ne salce

Ne shume raste kemi pare qe pasi pastat jane gati, i kullojme edhe u hedhim salcen siper. Ndryshojeni pak modelin. Gatuajini pastat nje minute me pak se sa koha e rekomanduar, edhe lerini te gatuhen 1-2 minuta bashke me salcen. Kjo do te lejoje qe salca te ngjitet neper makarona.

Rekomandimi nr 2: Shtoni ne salce pak nga uji i pastave

Sic e lexoni, po fiks. Uji i makaronave lejon qe salca te ngjitet me kollaj me pastat, shton shije edhe ne te njejten kohe, te jep pak kohe nese e ke filluar salcen me perpara dhe makaronat nuk i keni gati

Rekomandimi nr. 3: Pak kripe, piper dhe vaj ulliri

Kete e shikoja perhere Gordon Ramsay qe e bente neper videot e veta, edhe e provova. Makaronat kane nje shije tjeter – kot nuk eshte Gordon ai…

Kjo shmang ate piken kur pastat nuk kane shije fare, edhe salca te mbingop me shije.

Rekomandimi nr. 4: Eksperimentoni

Makaronat jane nje baze, salca eshte nje gje tjeter. Njerez te ndryshem kane shije te ndyshme. Si e tille, sigurohuni te eksploroni receta te ndryshme, ne varesi te perberesve qe keni ne frigorifer