Musaka me makarona

Përbërësit:

– 200 g makarona,
– 200 – 300 g mish të bluar,
– një qepë,
– 2 thelpinj hudhre,
– erëza, kripë,
– spec të kuq të bluar,
– 2 kokrra vezë,
– 200 g ajkë të thartë,
– kaçkavall.

Përgatitja:

Makaronat zieni dhe shtoni pak vaj që të mos ngjiten. Në vaj fërgoni qepën e grirë imët por shtojeni edhe mishin e bluar dhe fërgojini bashkë.

Shtoni hudhrën e grirë, erëzat, kripën, specin e kuq të bluar.

Tepsinë lyeni. Tundni vezët dhe shtoni ajkën dhe përzieni dhe pastaj shtoni makaronat.

Qitni gjysmën e makaronave dhe shtoni mishin e bluar në të cilin keni qitur një vezë.

Sipër radhisni pjesën tjetër të makaronave. Grini pak kaçkavall.

Piqni në 200 gradë Celsius rreth 30 minuta derisa të skuqet mirë. /Telegrafi/