Chrome i ri ofron opsionin që njofton nëse iu është vjedhur fjalëkalimi

Nëse e shfrytëzoni internetin për një kohë të gjatë dhe sipas të gjitha gjasave i keni disa llogari të ndryshme, ka mundësi që ndonjë prej tyre të jetë hakuar dhe t’ju është vjedhur fjalëkalimi.

Fakti që çdo ditë zbulohen të dhëna të mëdha, të e-mailave bashke më fjalëkalime, tregon se edhe ju mund të jeni viktimë e këtij keqpërdorimi, transmeton Telegrafi.

Tashmë ekziston një mënyrë e mirë, që të kuptoni nëse të dhënat e juaja janë grumbulluar në ndonjë bazë së të dhënave, duke shfrytëzuar Password Checkup, një opsion që ofrohet nga Chrom i ri.

Ky format është krijuara nga Google, ndërsa është shumë lehtë të përdoret. Pasi ta keni instaluar, kontrollon nëse fjalëkalimi juaja është i sigurt të përdoret gjatë regjistrimeve nëpër ueb-faqe të ndryshme.

Po që se nuk e keni të sigurt ndonjë apo disa fjalëkalime, do të merrni porosinë se duhet t’i ndryshoni sepse diçka nuk është në rregull.

Raportohet se fjalëkalimi juaj nuk shihet nga Google dhe nuk mbetet në historinë e të dhënave, por shfrytëzohet një kod që jepet nga përdoruesi, përdorimi i të cilit japë sinjal se ka hakim. /Telegrafi/