Nëse dëshironi në mënyrë natyrale, pa marrë ilaçe, të shëroheni, është e nevojshme që të aplikoni njërën nga këto metoda
Mundeni edhe t’i kombinoni disa mënyra që sa më parë të shëroheni nga inflamacioni i muskujve.
Pushimi – i pashmangshëm
Nëse inflamacionin e kanë shfaqur ushtrimet me ngarkesë, patjetër pushoni nga 24 deri në 48 orë.
Masazhi
Nëse keni ushtruar deri në dështim, fibrat tuaj muskulore kanë pësuar mikro-lëndime të cilat kanë shkaktuar inflamacionin. Zgjidhja më e mirë është masazhi, i cili do të ulë tajitjen e cikotinës, që ka rolin e zbutjes së inflamacionit në organizëm.
Ftohja
Menjëherë pas treningut mbështillni akull me ndonjë pëlhurë të fortë dhe vendoseni në vendin e dhembjes.
Ngrohja
Kur të kalojnë 24 orë nga treningu, do t’ju bëjë mirë ngrohtësia! Dushi i ngrohtë dhe batanija e këndshme do të bëjnë çudira.
Ushqimi
Receta për muskuj të ngarkuar është e qartë: proteina + uji. Shumë proteina dhe ujë.
Banja e ngrohtë
Nuk është pak e njohur që banjat e këndshme nga 15 deri në 30 minuta u ndihmojnë muskujve që të relaksohen. Njësoj vlen edhe për muskujt e ndezur.
Shtrirja
Menjëherë pas treningut për të cilin mendoni që ka qenë shumë i lodhshëm, shtrijuni mirë. Kjo do t’ju ndihmojë që ta nxirrni jashtë thartirën qumështore. /Telegrafi/