Morali është një grup cilësishë të njeriut që ja përcaktojnë sjelljen dhe punët e tij ndaj të tjerëve.(Imam Kurtubiu)
Nga morali i mirë është të realizosh të drejtat e të tjerëve para të drejtave tua dhe të jesh me tjetrin kundër dëshirave dhe epsheve tua.
Ke parasysh se nga morali i mirë është: butësia, bujaria, falja e gabimit, mëshira, durimi, dëlirësia, ndihma ndaj të tjerëve, zemërbutësia, dashuria e ndërsjelltë, bamirësia… etj.
Duke pas parasysh se shoqërisë sonë i mungojnë shumë gjëra tjera, shpesh herë harrojmë se i mungojnë edhe disa nga vlerat e moralit.
I Derguari i Allahut ka thënë: “Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë”.
Allahu na bëftë prej tyre!
Shkruar nga hoxhë Fadil Musliu, Rtv Pendimi.