Je përmalluar për dikë, fol me të.
Do ta takosh dikë, thirre.
Do të jesh i kuptuar, qartësoje veten.
Posedon pyetje, pyet.
Nuk e do një gjë, tregoje.
E do një gjë fort, ruaje.
Do diçka, lodhu për hir të saj.
E do dikë për hir të Allahut, lajmëroje.
Askush nuk e di se çfarë ndodh në brendësinë e mendjes sate, dhe më së miri është, që të jesh i qartë sesa të kesh frikë t’i paraqesësh mendimet dhe ndjenjat e tua.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU