Ëmbëlsirë e shijshme me mollë, grizë dhe arra

rovoni këtë recetë dhe do ngeleni të kënaqur nga shija e saj

Në këtë sezon kemi favoritin tonë, – ëmbëlsirën shumë të shijshme me mollë, grizë dhe arra, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– një filxhan grizë gruri;
– një filxhan miell;
– 1,5 filxhan sheqer;
– gjysmë qese pluhur për ëmbëlsira;
– një lugë e vogël kanellë;
– 3 mollë të madhësisë mesatare;
– një lugë e vogël vaj;
– një grusht arra;
– 2 lugë susam.

Përgatitja:

Përdorni dy enë, në njërën të qitni përbërësit e thatë, ndërkaq në tjetrën mollët.

Qëroni dhe grini në rende mollët, qitni në to kanellën dhe lini anash të lirojnë lëng dhe pastaj shtoni edhe vajin.

Në enën tjetër përzieni përbërësit e thatë. Në enën katrore për pjekje vendosni letër për pjekje dhe filloni t’i radhisni përbërësit.

Një herë qitni përbërjen e thatë, pastaj një radhë mollë dhe gjithnjë derisa të shpenzoni përbërësit.

Në fund qitni sipër mollë, qitni arrat dhe susamin.

Piqni rreth 40 deri 50 minuta, ndërkaq para se t’i shërbeni, sipas dëshirës, qitni sheqer pluhur. /Telegrafi/