Po më merr malli për fëmijërinë time.
Nuk dua t’i kuptoj shakat e të mëdhenjve.
E as t’i dëgjoj fjalët e atyre që përgojojnë.
E as nuk dua që situatat t’i komentoj, e as t’i analizoj.
E dua fëmijërinë time…
Me gjithë naivitetin, sinqeritetin, pafajësinë dhe gëzimin e saj, që janë të vërteta.
E dua atë që lind nga gjërat më të vogla, si: loja, ëmbëlsira etj.
Dua të gëzohem me një copë çokollatë.
Dua që të qeshi me sinqeritet, kur i dëgjoj shakatë.
Dua të qaj me zë të lartë, kur zemërohem.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU