SA I SHTRENJTË QË ËSHTË LOTI QË DEL NGA FRIKA E ALLAHUT

Detet e dynjasë nuk e fikin një gacë nga zjarri i Xhehenemit, mirëpo një lot që del nga frika e Allahut të mbron nga zjarri i tij.

Sa të shtrenjtë janë ata lot, që shoqërohen me frikë ndaj Allahut dhe i bëjnë gjymtyrët të kthehen nga mëkati dhe të shkojnë pas sevapit.

Ruaji të mirat e tua më shumë sesa frymëmarrjet e tua.

Frymëmarrjet e tua ikin, kurse të mirat e tua mbeten.

I suksesshëm dhe i lumtur, është ai që kur ndalen frymëmarrjet e tij, nuk i ndalen të mirat e tij.

Ti je udhëtar dhe mysafir, kurse gjurmët e tua mbeten.

Prandaj, pas vetes lër diçka që me të i ringjall gjurmët e tua.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU