Mos ia dhuro zemrën atij që zemër nuk ka,
sepse ai përfundimisht do të të nënçmojë.
Mos ia dhuro fjalët e tua atij që lexim nuk di,
sepse pa asnjë dyshim ai do të të keqkuptojë.
Mos ia dhuro zërin tënd atij që nuk dëgjon,
sepse nuk do të të përgjigjet, përveçse jehona e zërit tënd.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU