Smoothie të shijshme dhe të shëndetshme, të përgatitur për syfyr

Nga Dr. Ismail Lutolli, subspecialist dietolog-nutricionist

(Banane, hurma, fara chia dhe gjalpë kikiriku)

Përbërësit:

• 2 gota qumësht

• 5 hurma

• 2 banane

• 2 lugë gjalpë kikiriku

• 1 lugë mesatare fara Chia

Përgaditja :

  1. Qëroni bananet dhe i hudhni në blender;

  2. Hiqni farat nga hurmat, pastaj i hudhni hurmat në blender;

  3. I merrni 2 lugë gjalpë kikiriku si dhe 1 lugë fara chia dhe i hudhni të gjitha në blender;

  4. I hudhni edhe 2 gota mesatare qumësht

  5. I vendosni të gjitha në blender për 1-2 min;

Përdorimi: përdoret një deri dy gota në vaktin e syfyrit

Vlerat shëndetësore:

Ju jeni duke marrë një përbërje me vlera të larta ushqyese dhe energjetike. Përbërjet nga hurmat dhe bananet do t’ju ofrojnë shumë fibra dhe minerale që janë esenciale për shëndetin tuaj. Gjalpi i kikirikut dhe qumështi do t’ju ofrojnë proteinën e nevojshme për pjesën tjetër të ditës.

Hurma

Hurmat konsiderohen si „thesar„ i shëndetit duke pasur vlera të larta shëndetësore dhe këshillohen të përdoren shumë në çdo orar të ditës, por sidomos në mëngjes. Përmbajnë kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D, përveç glukozës së lehtë dhe të thjeshtë në përbërje.

Hurmat kanë një rol të rëndësishëm në funksionimin e një sërë proceseve enzimatike – metabolike në organizëm.

Përmirësojnë dhe lehtësojnë punën e traktit tretës, përmirësojnë punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut, ndikojnë në zbutjen e stresit, forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin. Janë burim i madh i energjisë që i duhet një organizmi. Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit. Rreth 100 gram hurma përmbajnë rreth 0,90 mg hekur, që është rreth 11 për qind të sasisë së nevojshme ditore.

Bananet

Kanë vlera të larta kalorike, duke i bërë ato një burim të shkëlqyer energjie. Është mirë ta fillojmë ditën me të por patjetër të kombinuar edhe me përbërës tjerë. Ka rol të rëndësishëm në një sërë procesesh metabolike në organizëm. Bananet janë te pasur ne kalium, vitaminë C, vitaminë A, kompleksin e vitaminave B magnez. Bananet përmbajnë një përbërës që quhet cytolcin që ndikon në forcimin e sistemin imunitar.

Farat Chia

Përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve si dhe janë janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, proteina dhe fibra. Ato jane të shkëlqyeshme për një sërë procesesh metabolike në organizëm, ndikon mjaft pozitivisht në traktin tretës si dhe forcon mjaft mirë imunitetin në organizëm.

Ndikon në funksionimin e muskujve dhe liron energjinë e duhur në trupin tuaj.

Gjalpë kikiriku

Mjaft i përshtatshëm për të marrë proteinat e nevojshme, përmban yndyrna esenciale dhe të dobishme për zemrën dhe trurin. Përmban proteina, fibra, vitaminë E, hekur, zink dhe mjaft kalori.

Qumështi

Mjaft i përshtatshëm për sistemin tretës si dhe siguron sasinë e duhur të ushqyesve si kalciumi vitamina A dhe D, fosfor, kaliumi, zinku, magnezi, vitamina B12, riboflavina, niacina dhe proteina. Këto vlera ushqyese kanë një rol të rëndësishëm në shëndetin e eshtrave, lëkurës dhe forcojnë sistemin imunitar./www.familjadheshendeti.com