Si mund t’i merrni barnat gjatë muajit të Ramazanit?

Mr.Ph.Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Cilat barnat prishin agjërimin dhe cilat prej tyre nuk e prishin?

Marrja e barnave në Ramazan

Marrja e duhur e barnave gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, është një dilemë për pacientët që marrin barna në doza të shumëfishta, duke marrë parasysh se kohët janë të afërta me njëra tjetrën, andaj fillimisht secili pacient duhet të konsultohet me mjekun e tij, në mënyrë që të marrë informacione të drejta nëse agjërimi mund ta keqësojë ose mund të ndikojë negativisht në gjendjen e tij, apo mund të mos ketë reagim negativ, poashtu të informohet se si t’i marrë barnat gjatë këtij muaji.

Barnat që lejohen gjatë agjërimit:

• Pikat e syve dhe veshëve;

• Të gjitha barnat dhe substancat që absorbohen përmes lëkurës siq janë vajrat, kremat, yndyrat;

• Inhalimi;

• Supozitorët vaginale (vaginaletat), kremrat vaginale dhe supozitorët rektale (në zorrë të trashë);

• Injeksionet përmes lëkurës, muskujve, nyjeve dhe venave (me përjashtim të ushqyerjes intravenoze dhe atyre që përmbajnë lëndë ushqyese si: vitamina dhe minerale);

• Oksigjen dhe gazi anestetik;

• Gargarë me kusht që të mos gëlltitet;

• Kirurgji që kërkon anestezi të përgjithshme, nëse pacienti dëshiron të agjërojë.

Barnat që prishin agjerimin:

Çdo bar që merret përmes gojës dhe arrin në stomak e prishë agjërimin.

Mjekët mund t’ju ndihmojnë pacientëve që marrin këto barna gjatë agjërimit duke ndryshuar datat e barnave dhe dozave, në varësi të gjendjes së pacientit dhe aftësisë së organizimit të tij për të toleruar agjërimin.

Barnat që mirren te sëmundjet kronike gjatë agjërimit mund të rioarganizohen siq vijon:

1. Bari i cili mirret në një dozë ditore

Pacienti i cili merr një dozë në ditë të një bari të caktuar

Ky është një nga rastet më të lehta kur doza që mirret mbetet e pandryshuar.

Konsultohuni me mjekun tuaj për të ndryshuar kohën e kësaj doze, nëse është më mirë të mirret në kohën e iftarit apo syfyrit.

2. Bari i cili merret në dy ose më shumë doza në ditë

Njerëzit që marrin dy doza të barnave në ditë, njërën dozë mund të marrin në iftar e dozën e dytë në syfyr.

Megjithatë, vështirësia qëndron tek pacientët të cilët marrin tri doza ditore të barnave çdo ditë dhe ata duhet të këshillohen drejtë nga mjeku i tyre.

Pacientë me tension të lartë

Para marrjes së vendimit për të agjëruar, konsultohuni me mjekun tuaj internist. Njerëzit me presionin lartë të gjakut mund të agjërojnë nëse presioni i gjakut kontrollohet dhe oraret e mjekimit përshtaten gjatë orëve të agjërimit në Ramazan, me konsideratë serioze për këshillat ushqyese në gjendjen e tyre.

Pacientët që marrin antibiotikë

Subjekti i riorganizimit të antibiotikëve ndryshon në varësi të numrit të dozave të marra gjatë ditës:

Një dozë: Ajo mund të mirret në syfyr

Dy doza: Pas konsultimit me mjekun, doza e parë mund të jetë në syfyr dhe e dyta në vaktin e iftarit.

Tri ose më shumë doza: Në këtë rast, mjeku mund të gjejë një ilaç alternativ që duhet marrë pacienti në një dozë ose dy doza. /www.familjadheshendeti.com