- Braktisja e lutjes para namazit të akshamit.
-
Vonimi i iftarit derisa të kryhet ezani (prej sunetit është përshpejtimi i tij).
-
Falja e namazit të akshamit në shtëpi dhe jo në xhami me xhemat.
-
Teprimi në ushqim dhe pije.
-
Humbja e kohës në gjëra të kota në mes dy namazeve, të akshamit dhe jacisë.
-
Mosplotësimi i namazit të teravive me imam.
-
Shpërfillja e syfyrit.
-
Braktisja e lutjes në kohën e syfyrit.
-
Shkujdesja nga gjallërimi i natës së Kadrit (qëllimi është për 10 netët e fundit).
-
Shkujdesja nga leximi i Kuranit dhe të përfunduarit e tij.
-
Mos kalitja e fëmijëve që të mësohen të agjërojnë.
-
Falja e namazit vetëm se gjatë muajit të Ramazanit dhe braktisja e tij jashtë Ramazanit.
-
Të preokupuarit me filma dhe seriale.
-
Të fjeturit e tepërt gjatë ditës dhe ndeja gjatë natës duke e kaluar në gjëra të padobishme.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU