DIVORCI DHE DISPOZITAT E TIJ

Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e imanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe falënderoni për mirësitë e mos i mohoni të mirat e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra”. Nisa 1, dhepoashtu thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë”. Rum 21. Lidhja e burrit me gruan nëpërmjet martesës ligjore dhe lidhja familjare janë ndër begatitë më të mëdha të Allahut mbi të birin e Ademit duke i pasur parasysh dobitë e mëdha mbi të cilat bazohet kjo lidhje. Nga ato dobi numërojmë se:

– Martesa është shkak për mbrojtjen e syrit dhe mbrojtjen e nderit nga ajo që e ka ndaluar Allahu, ashtu siç tha edhe i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam: “O ju të rinj! Kushdo prej jush që ka mundësi për martesë, le të martohet, sepse kjo është mënyra më e mirë për uljen e shikimit dhe mënyra më e mirë për mbajtjen e dëlirësisë. Ndërsa kush nuk ka mundësi të martohet, atëherë të agjërojë, sepse agjërimi është ndrydhës (i epshit)”.

-Martesa është shkak për fitimin e qetësisë shpirtërore dhe miqësisë dhe shoqërisë mes dy bashkëshortëve, ashtu siç tha edhe Allahu i Madhëruar: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre”. Rum 21, dhe poashtu tha: “Është Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademit), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë), që të gjente qetësi tek ajo”. Earaf 189.

– Martesa është shkak për trashëgimi, ku nëpërmjet tyre shtohet ruhet raca njerëzore dhe shtohet numri i tyre në përgjithësi dhe numri i muslimanëve në veçanti dhe Allahu për këto dobi dhe dobitë tjera të martesës ka garantuar se mbi to bazohen mirësi të shumta. Allahu i Madhëruar thotë: “I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; Allahu është i Gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm”. Nur 32.

Allahu i Madhëruar nxiti në qëndrimin dhe mirëmbajtjen e martesës dhe ndaloi në çdo gjë që e dëmton atë dhe për këtë urdhëroi bashkëshortët në respektimin e marrëdhënieve bashkëshortore edhe nëse ndodh që njëri me tjetrin të urrehen mes veti: “Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira”. Nisa 19.

Imam Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, në librat e tyre e shënojnë një hadith prej Ebu Hurejrës, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëhuni të kujdesshëm, sepse ato janë të krijuara nga brinjët. Pjesa më e lakuar e brinjës është maja e saj . Po deshe ta drejtosh, ai do të thyhet, e po e le ashtu siç është, do të ngele i lakuar. Prandaj dëgjoni porosinë time, ndaj grave bëhuni të kujdesshëm”.

Në një transmetim tjetër të imam Muslimit: “Thyerja e brinit është divorci”.

Burri nëse ndjen se gruaja nuk i respekton të drejtat e tij dhe se ajo largohet nga ai, atëherë ai duhet t’i merr hapat e duhura dhe të përshtatshme me qëllim që ta shëron problemin me urtësi ashtu siç ka urdhëruar edhe Allahu në Librin e Tij: “Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, metë vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar!“. Nisa 34.

Nga ajeti na qartësohet se nëse burri i druhet mosbindjes dhe mosrespektimit të gruas ndaj detyrave që i ka ndaj burrit të saj, ai duhet fillimisht që gruan ta këshillon me argumente nga Kurani dhe Syneti, ta inkurajon dhe ta kërcënon, me qëllim që të përmisohet morali i saj e nëse e sheh se këshilla nuk jep rezultat të mirë atëherë kalon në metodën e dytë e ajo është largimi nga shtrati. Qëllimi nga kjo metodë është që burri të largohet nga shtrati i përbashkët një periudhë të shkurtër dhe këtë gruaja nuk ka mundësi ta përballon dhe i vjen rëndë dhe mundet ta nxit që të përmisohet dhe t’i bindet urdhrave të burrit të saj. Nëse edhe kjo metodë nuk jep rezultat atëherë kalon në metodën e fundit dhe më të rëndën e ajo është rrahja e tyre mirëpo e lehtë. Të rrahurit e saj lehtë shpresohet se do ta përmison dhe do t’i bindet urdhrave të burrit të saj.

Të gjitha këto hapa dhe metoda të përmisimit i merr burri pa mos ndërhyrë askush nga jashtë. Nëse vazhdojnë mosmarrëveshjet mes tyre atëherë Allahu na urdhëroi që të ndërmjetëson ndokush me qëllim përmisimi mes tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, atëherë caktoni një ndërmjetës nga ana e burrit dhe një nga ana e gruas. Në qoftë se ata dëshirojnë paqësim, Allahu sjell marrëveshje midis tyre”. Nisa 35. Allahu pra na urdhëroi kur mosmarrëveshja mes tyre ta arrin kulminacionin të formojmë një komision të përbërë nga dy anëtarë, një nga familja e burrit dhe një nga familja e gruas, me qëllim të studimit të problemit dhe të largimit të gjitha pengesave dhe të gjykimit të drejtë mes tyre, duke e këshilluar fajtorin në mesin e tyre apo duke i këshilluar bashkëshortët mes veti. E gjithë kjo procedurë vetëm e vetëm të mbetet akti i martesës dhe të vazhdon jeta martesore. Nëse në vazhdimin e jetës martesore mes dy bashkëshortëve ekziston rrezik apo për njërin nga bashkëshortët ekziston rrezik dhe nuk ka aspak dobi nga ajo martesë dhe nuk shpresohet të ketë atëherë Allahu e ligjësoi ndarjen mes tyre apo divorcin.

Divorci pra është faza e fundit dhe në kësisoj raste është mëshirë nga ana e Allahut për arsye se lirohet i dëmtuari dhe i jepet një shans tjetër që ta merr diçka më të mirë. Allahu thotë: “E nëse ata ndahen, Allahu me begatinë e Tij, çdonjërin prej tyre e bën të pavarur. Se Allahu është Dorëgjerë dhe i Urtë”. Nisa 130.

Nëse ndodh që burri nuk e dëshiron gruan e vet dhe nuk e divorcin po tenton që  nga divorci i saj të përfiton materialisht, këtë e ndaloi Allahu dhe e urdhëro ta divorcin me të shpejtë duke mos marrë asgjë nga ajo: “dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë”. Nisa 19. Kjo do të thotë se o ti burrë mos e dëmto gruan tënde në jetën bashkëshortore me qëllim që ajo ta kthen mehrin që ja ke dhënë ose diçka nga pasuria e saj duke e dëmtuar atë apo duke i marrë nga pasuria me të padrejtë me qëllim që ti atë ta divorcosh.

Ibën Abasi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Qëllimi i ajetit është ta ketë burri një grua nga e cila nuk e dëshiron shoqërimin e saj dhe ai ia ka borxh asaj mehrin dhe që të mos ia paguan mehrin dëshiron ta dëmton duke e kërcënuar me lënien e mehrit nëse dëshiron që të divorcohet. Mirëpo nëse gruaja nuk ka mundësi që t’i kryhen detyrimet e saj ndaj burrit dhe e urren burrin e saj dhe dëshiron të ndahet nga ai, i lejohet që t’ia fal mehrin apo ti jep nga pasuria e saj diçka dhe i lejohet atij që ta pranon nga ajo. Allahu i Madhëruar thotë: “Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që iu kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t’i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai). Bekare 229.

Allahu pra e bëri divorcin të jetë zgjidha e  fundit pas dështimit të çdo zgjidhjeje tjetër. Ai i përngjason ilaçit i cili përdoret në raste nevoje dhe në mënyrë të veçantë të cilën e përshkroi Ligjvënësi. Nëse përdoret pa mos pasur nevojë për të apo përdoret jo në mënyrën e duhur dhe të përshkruar nga Ligjvënësi, ai dëmton sikurse dëmton ilaçi i cili përdoret në një vend jo të duhur.

Allahu për këtë arsye divorcit i përshkroi dispozita të urta të cilat ndikojnë që të pakësohet numri i divorceve dhe ai që kapet për këto rregulla nuk do të pendohet, nuk do të dëmtohet dhe do t’i shmanget gjurmëve të këqija që i sjell ky problem. Burrit ia lejoi që në rast nevojë ta ndan gruan e vet, mirëpo pasi që t’i plotëson kushtet e duhura që janë të caktuara si, ndarja të ndodhë pasi të jetë pastruar gruaja nga menstruacionet, pastaj brenda kësaj periudhe dmth, pasi që është pastruar nga menstruacionet të mos ketë bërë marrëdhënie seksuale, dhe ta len deri sa t’i kryhet Idetiapo koha e pritjes (el id’dah- është periudha që duhet të presë një grua e ndarë apo e ve, për të pasur të drejtën për t’u rimartuar). Nëse brenda kësaj periudhe dëshiron që ta kthen i lejohet ta kthen, kurse nëse i kalon asaj Ideti para se ta kthen atëherë ajo më nuk është gruaja e tij dhe nëse dëshiron të bashkohet duhet patjetër që ta ripërtërin aktin e nikahut.

Allahu i Madhëruar thotë: Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë. Bekare 229.  Allahu na bëri me dije se nëse burri e ndan gruan një apo dy herë mundet të zgjedh se a dëshiron ta mban apo jo deri sa ajo është në periudhën e Idetit me qëllim që të kujdeset për të me mirësi dhe dashuri dhe poashtu mundet ta zgjedh që të ndahet nga ajo pasi që ta kalon periudhën e Idetit dhe nëse ndahet nga ajo ndarja e tyre të jetë e drejtë duke mos i bërë padrejtësi dhe duke mos e dëmtuar njëri tjetrin. Allahu i Madhëruar thotë: “O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes. Talak 1, që do të thotë se ju ndahuni nga gratë e juaja ato duke qenë të pastra nga menstruacionet dhe gjatë kësaj periudhë mos të kishit bërë marrëdhënie mes jush. Pra Allahu e ndaloi ndarjen duke qenë gruaja me menstruacione dhe ndarjen e cila është bërë pas pastrimit nga menstruacionet po në këtë periudhë kanë bërë marrëdhënie mes tyre dhe poashtu e ndaloi që ta ndan gruan tri herë për arsye se pastaj nuk ka mundësi ta rikthen.

Me këtë na qartësohet se Sheriati e lejoi divorcin në raste kur ka nevojë për të dhe i vëndoi ligje me të cilin e bëri që të mos ndodhë vetëm se në raste të rralla dhe atëherë nuk do të dëmtohet ndonjëri nga bashkëshortët.

Ka nga njerëzit të cilët e marrin si lojë çështjen e divorcit dhe ka nga ata që ndahen për ndonjë arsye më të vogël dhe qysh në momentin e parë të grindjes mes tyre të ndahen dhe me këtë ta dëmtojnë veten dhe fëmijët e tyre. Ka nga ata që martohen pastaj e ndan gruan e vet, pastaj martohet dhe prapë ndahet edhe atë pa asnjë arsye të mjaftueshme. Këta lloj i njerëzve duhet ta dinë se vepra e tyre nuk është aspak e mirë për arsye se divorci është i urrejtur tek Allahu dhe i dashur tek shejtani dhe muslimani e urren atë që e urren Allahu. Ata që me gjuhët e tyre shpesh e përmendin divorcin dhe ndarjen nga gruaja le t’i frikohen Allahut për arsye se me divorc nuk ka lojë dhe nuk lejohet edhe në lojë t’i thuhet gruas se ti je e ndarë nga unë për arsye se edhe atëherë ndodh divorci edhe pse vjen në formë të lojës dhe talljes. Kjo është një lojë e fëlliqur e shejtanit me të birin e Ademit i cili e nxit shpesh që të ndahet nga ajo deri sa të arrin ta divorcin tri erë e pastaj të pendohet fortë për arsye se më nuk do të ketë mundësi ta rikthen përveç se nëse ajo martohet me tjetër dhe ai më vonë e ndan dhe i hapet mundësia burrit të parë të saj ta rikthen.

Shkaqet e ndodhjes së divorcit janë të shumta dhe nga ato shkaqe i numërojmë:

– Zgjedhja e gabueshme e bashkëshortëve mes veti për martesë. Njëri me tjetrin martohen kurse nuk dinë për jetën e tyre asgjë e as për fenë e as për moralin e njëri tjetrit dhe pas martese zbulohen shumë realitete dhe fshehtësira dhe këto bien shkak për ndarjen e tyre. Për këtë arsye mirë është në fillim njeriu të interesohet për partnerin e jetës së vet, për jetën e tij, moralin e tij dhe për fenë e tij.

– Harxhimet e tepërta për martesë dhe mehri i lartë bien shkak që burri ta urren gruan e vet. Për këtë arsye pëlqehet që mehri të jetë sa më i lirë dhe i ulët. Përcillet nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Gratë më me bereqet janë ato që e kërkojnë mehrin më të ulët”.

– Mosrespektimi i të drejtave që ua ka caktuar Allahu mes njëri tjetrit është një nga shkaqet e divorcit. Allahu thotë: Jetoni e silluni mirë me to“. Nisa 19.

– Mjetet e informimit, interneti, rrjetet sociale dhe filmat e ndryshëm janë nga shkaqet kryesore bashkëkohore që i shkatërrojnë shtëpitë dhe familjet. Armiqtë e Islamit tentojnë që nëpërmjet mjeteve të informimit ta rebelojnë gruan duke ia përshkruajtur poligaminë si diçka të prapambetur, përngjasimin me mëkataret dhe jobesimtaret t’ia zbukurojnë deri në atë gradë sa të pretendojnë se kjo është liria e saj dhe e drejta e saj, mosrespektimin e burrit t’ia shndërrojnë në fitore dhe kënaqësi dhe daljen nëpër rrugë dhe punë pa lejen e burrit si e drejta e saj personale kurse xhelozinë e burrit ndaj saj ta përshkruajnë se është çmenduri dhe injorancë.

– Dalja e gruas për punë dhe përzierja e saj me burra të huaj është një nga shkaqet e divorcit. Gruaja me daljen e saj nga shtëpia dhe lënien e punëve të shtëpisë dhe moskujdesi i saj ndaj fëmijëve bëjnë që familjet të shkatërrohen dhe mosmarrëveshjet mes tyre të shtohen. Ndodh që burri detyrohet ta përgatiti bukën vet dhe të kujdeset për fëmijë edhe pse kjo është detyrë e gruas e jo e burrit dhe mundet të bie shkak që të fillojnë grindjet me s tyre dhe të përfundojnë me ndarje.

nga arabishtja. Irfan JAHIU