Për një kohë të gjatë përdoruesit e shërbimit të famshëm të videove YouTube patën kërkuar për mundësinë e krijimit të fotografive të lëvizshme të formatit GIF, nga videot e shërbimit të Google, dhe me sa duket, kërkesat e tyre do të plotësohen.
Siç është vërejtur fillimisht nga Andy Baio në Twitter, YouTube thuhet se është duke e testuar krijuesin e GIF, i cili mundëson që ne ta zgjedhim pjesën e videos që duam ta shndërrojmë në GIF, dhe të shtojmë tekst mbi të, para se ta finalzojmë të njëjtën, për ta shpërndarë online.
Gjatësia maksimale e këtij formati të ri të GIF është 6 sekonda, dhe të gjitha fotot GIF ruhen në serverët e YouTube.
Kjo është një vegël e thjeshtë, e cila po punon për videot e kanalit PBS Idea Channel, por që pritjet janë që shërbimi do të mundësohet për të gjithë së shpejti. (Telegrafi)