“Shkupi përballet me protestat e studentëve, kryesisht të atyre maqedonas! Ne të moshuarit duhet t’i përkulemi e të jemi në shërbim të rinisë, posaçërisht asaj studentore, ngaqë vetëm ajo mund t’i korrigjojë gabimet e prindërve të tyre! Tani mbetet të shpresojmë se ata dhjetëra student shqiptarë që morën pjesë në këto protesta, do ua rikujtojnë moshatarëve të tyre maqedonas që të solidarizohen me shqiptarët kur ata protestojnë kundra projekteve si “Shkupi 20014”, proceseve gjyqësore si “Monstra”, kundër “Enciklopedive” që fyejnë një popull të tërë…. Pra edhe ata ta ngrenë zërin edhe kundra shkatërrimit të pronave shqiptare, kundra moslejimit të protestuesve shqiptarë që ta kalojnë kufirin e vënë nga kordonët policor … Nëse nuk ndodh kjo, atëherë shtrohet pyetja e logjikshme: vallë të gjithë ne jemi atë që janë qeveritarët shqiptarë – argat sezonal te ndonjë punëdhënës maqedonas?! Dhe me në fund, ‘revolucionarizmi’ i rinisë studentore, nuk matet vetëm nëpërmjet ndjeshmërisë ndaj provimeve shtesë që ua imponon qeveria, por nëpërmjet ngritjes së zërit të revoltës kundër devijimeve më të thella shoqërore që prekin cilindo në Maqedoni. Rinia studentore që reagon vetëm sa për t’i mbrojtur interesat e sajë, e që është e pandjeshme ndaj monstruozitetit të strukturave pushtetmbajtëse, i ngjanë kalorësit pa këmbë – që tjerët e hipin dhe e zbresin nga kali!” (Kim Mehmeti)