Ata thonë që ngrënia e ëmbëlsirave përpara një vakti mund të bëjë që të biem në peshë.
Studiuesit e “Imperial College” në Londër thonë se nëse hahaet një ëmbëlsirë para vaktit bën të mundur që të mbahet oreksi nën kontroll.
Studimi u përqëndrua në oreksin për glukozë, një sheqernë e gjendur në ëmbëlsirat e shumta si keku apo çokollata.
Studiuesit thanë se një proteinë e trurit e quajtur Glukokinase “mat” sasinë e glukozës që ka marrë trupi i njeriut.
Nëse sasia e marrë është e ulët truri dërgon sinjal që nevojitet ende glukozë dhe nëse ajo është marrë në sasinë e duhur njeriu nuk ka më uri.
Eksperimentet e shumta të kryera lidhur me këtë dhanë të njëjtin rezultat duke treguar se ngrënia e një ëmbëlsire përpara vaktit bën që të bini në peshë.
Një dietë e thjeshtë dhe mjaft efikase.