ZOTI IM

Zoti im me krijove,
nga dheu dhe uji me formove,
me madheshtin tende shpirtin ma dhurove,
prej krijesave me te persosura me dallove.
 
Zoti im me Namaz na nderove,
qe te t’falenderojm per te mirat qe na dhurove,
me abdes nga gjynahet te pastrohemi,
me namaz nga gabimet e bera te pendohemi.
 
Zoti ime me Ramazan na begatove,
ne kete muaj te shejt me shum ibadete te adhurojm,
me agjerim shperblime fitojm,
me shkuarjen ne Haxh urdherin tende ne vend e qojm.
 
Zoti im me Haxh na pastrove,
rreth tavafit te madherojm,
ne kodren Safa-Merva Haxheren e perkujtojm,
ujin zem-zem e shijojm,
per keto begati ty te falenderojm.
 
Zoti im me Bajram na gezove,
pleq e femij kjo fest I bashkon,
njeri tjetrit ja urojn,
me dhurata e embelsira e festojm,
Zotin e madheru per keto miresi e falenderojm.
 
Zoti im me Pejgamber na nderove,
si udhezues na dergove,
me shpalljen e Kur-anit na lartesove,
fen Islame ta praktikojm na mesove.
 
Zoti im me shehadet,
madheshtin tende per ne e vertetove,
gjith muslimanet i gezove,
fjalen e fundit me shahadet ta thojm na mundesove.
 
Me keto pak vargje Zotin tim e falenderoj,
me gjith keto te mira qe na begatoj,
me gjith keto te mira qe na furnizoj,
me fjalen njeri krijesa me e persosur qe na lartesoj.
 
Per kete jet qe na krijoj vetem ate ta adhurojm,
pun te mira te veprojm,
momentet e fundit me fjalen,
LA ILAHE IL-LALLAH na mundesoft ti thojm.
 
Eriona nga Drenica