LLOJET E DURIMIT

O ju njerëz frikojuni Allahut dhe dijeni se nuk ka njeri vetëm se jeta e tij është e rrethakuar me vështirësi apo me rehati. Robi në të dy gjendjet është i detyruar me detyra që duhet t’i realizon me qëllim që të plotësohet besimi i tij. Në gjendje vështirësie është i detyruar që të jetë me durimtarët, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe tek Allahu është kthimi jonë”. Allahu është Krijuesi i robit dhe Sunduesi i tij dhe Ai që ia përcakton jetën e tij dhe me të vepron çka të donë, kurse njeriu është rob i Allahut, atij i takon që t’i nënshtrohet Zotit të tij, mos të irritohet nga caktimi i Tij dhe ta din se kthimi është vetëm se tek Ai dhe nuk mundet të ik askush nga Ai. Kush goditet me një sprovë e fatkeqësi dhe dëshiron t’ia lehtëson vetvetes mundimet le ta rikujton shpërblimin e durimit dhe fjalën e të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, i cili tha: “Nuk goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim, derisa edhe ndonjë brengë e brengosë e që Allahu me të mos t’ia shlyejë mëkatet”.

Poashtu ajo që ia lehtëson robit fatkeqësinë është rikujtimi i begative të Allahut të cilat nuk numërohen dhe krahasimi i fatkeqësisë së vet me fatkeqësi të tjera më të mëdha të cilat e kanë goditur atë më herët apo të tjerët.

Ekziston edhe durim tjetër e ai është durimi nga largimi i bërjes mëkat Allahut. Durimi nga bërja mëkat Allahut kërkon përpjekje të madhe për arsye se  shpirti i njeriut është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Allahu. Disa nga njerëzit mundet të bëjnë durim që mos t’i afrohen disa mëkateve mirëpo i sheh se bien në mëkate tjera. Disa i sheh se e pengojnë vetveten nga ngrënia e  pasurisë së njerëzve dhe nga tradhtia e tyre mirëpo nuk munden ta ndalojnë veten nga ngrënia e mishit të tyre dhe shpifjes në nderin e tyre edhe pse i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, në Haxhin e Lamtumirës gjakun, pasurinë dhe nderin i përmendi se janë paralele dhe se për to vlen një dispozitë: “Gjaku juaj, pasuria juaj, nderi juaj janë të ndaluara”.

Ekziston edhe një lloj tjetër i durimit e ai është durimi në nënshtrim dhe adhurim të Allahut. Nënshtrimi ndaj urdhërave të Allahut duke i respektuar ligjet e Tij kërkon përpjekje të madhe dhe luftë me shpirtin a e gjithë kjo kërkon durim.

Durimi pra është tre lloj: durim në caktimet e Allahut, durim nga largimi i bërjes së mëkateve dhe durim në nënshtrime.

Kurse sa i takon gjendjes së dytë e ajo është gjendja e rehatisë dhe e lehtësisë dhe e begatisë, robit në të i detyrohet falënderimi edhe atë duke iu bë me dije se begatit që i posedon janë nga mirësia e Allahut dhe po në qoftë se Allahu nuk ishte i butë me të dhe ia lehtësonte furnizimin ai si rob asnjëherë nuk do të kishte mundësi t’i arrin ato begati. Falënderimit duhet që t’ia bashkëngjitë lavdërimin e  Allahut për të gjitha ato begatitë që ia dhuroi qofshin ato të jashtme dhe të brendshme dhe të fesë e të dynjasë. Falënderimi dhe lavdërimi patjetër duhet të jenë me zemër, me gjuhë dhe me gjymtyrë.

Kush i realizon gradat e durimit dhe gradat e falënderimit vetëm se e ka plotësuar besimin e tij dhe është bërë nga shpëtimtarët. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, tha: “Çudi me besimtarin, tërë puna e tij është në të mirën e tij, dhe kjo nuk i takon askujt përveç besimtarit. Nëse i vjen ndonjë e mirë, falënderon Allahun kështu që është mirë për të ndërsa nëse e godet ndonjë bela, ai bën durim dhe prapë është mirë për të”.

Allahu i Madhëruar thotë: Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur, atyre, zemrat e të cilëve frikësohen, kur përmendet Allahu, që (janë) të durueshëm për gjithçka që i godet, që falin namazet dhe që ndajnë nga ajo, që Ne ua kemi dhënë”. Haxh 34-35.

 Nga arabishtja: Irfan JAHIU