LG e ka konfirmuar se do ta nisë versionin e ri të platformës së saj televizive webOS, të cilën do ta prezantojë në Consumer Electronics Shoë muajin e ardhshëm.
Gjenerata e ardhshme e webOS 2,0 do të sjell një ndërfaqe shumë më të thjeshtë dhe më intuitive të përdoruesit, thuhet sipas kompanisë së Koresë së Jugut.
Platforma e re televizive e LG gjithashtu do të përfshijë përmbajtjen 4k nga shërbime të tilla si Amazon Prime dhe Netflix, me kohë më të reduktuar të startimit dhe navigacion të shpejtë.
“Nga përditësimi i ri në webOS dhe plotësimi me karakteristika të reja dhe të zgjuara, përdoruesit do të përjetojnë një platformë të gjeneratës së ardhshme të televizorëve të mençur që janë më e thjeshtë, më të lehtë dhe më intuitiv se kurrë më parë,” tha ekzekutivi i LG, In-Kyu Lee në një deklaratë.
LG do ta prezantojë softuerin e saj të ri bashkë me disa modele të reja dhe të shumta të televizorëve, duke përfshirë edhe modelet me 4K Ultra HD LCD që sjellin edhe teknologjinë ‘Quantum Dot’. (Telegrafi)