Hudhra është e njohur nga grekët dhe egjiptianët e lasht si ushqimi më i mirë kurues.
Hudhra mund të luftojë një sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj. Shumë studime konfirmojnë gjithashtu se hudhra ul nivelin e kolesterolit në gjak. Ngrënia e 1-2 thelba hudhre në ditë ul kolesterolin 10%. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se hudhra ndihmon hapjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul rrezikun e formimit të mpikjes së gjakut, që mund të çojë në atak zemre. Hudhra ul gjithashtu tensionin e lartë të gjakut.
Studimet kineze tregojnë se përgjysmohet rreziku i kancerit tek ata që përdorin hudhrën.
Efekti i përdorimit të 9 gram (dy thelba) hudhër në ditë, për shëndetin e zemrës pas disa javësh. Një sasi e tillë vlen edhe për luftimin e infeksioneve.
Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiues amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteriesh dhe mund t’i shkatërrojnë ato.
Këshilla:
Të sëmurët, që vuajnë nga tensioni i ulët, nuk duhet të hanë hudhër.
Gjatë pirjes së lëngut të hudhrës ose ngrënies së saj, lani mirë gojën.
Këshillohet ngrënia e hudhrës për të fituar imunitetin e organizmit.
Gjatë gatimit hudhra të jetë e butë për të mos humbur vitaminat, që ajo përmban.
Hudhra shërben edhe për të ulur tensionin, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë.
Kjo bimë përdoret bashkë me erëzat e tjera për gatim, pasi shumë njerëz e pëlqejnë shijen e saj.