Lebbejke Allahumme Lebbejk´Ishte refreni i kënaqësisë ,Lebbejke la Sherike leke Lebbejk,Ishte zëri që fort jehonte,Innel Hamde we ni´mete leke wel mulk s´ kish gjë më të bukur që veshi e donte- la sherike leke lebbejk…ishte Telbija që u thonte…ishte zëri që kudo jehonte. Lebbejk Allahumme Lebbejk´ O Allah Ti që më ftove…Lebbejke la Sherike leke Lebbejk thirrjes Tënde iu bashkova, Innel Hamde we ni´amete leke wel Mulk…Alhamdulilah që këtë ni´met (begati ) ma mundësove…La sherike leke Lebbejk…në kompletimin e adhurimit- o Allah Ti më nderove. Këtë s´ka fjalë që mund ta sqarojë,s´ka ndjenjë njeriu që mund ta përshkoje, Lebbejke ja Allah,musafirë të kemi ardh…insha´Allah jemi faqebardhë.Nga çdo anë e botës të gjithë ia kanë mësy…Lebbejk Allahume Lebejk,shumë peripeti e sprova ,vetit ia kanë vënë si barrë…Lebejke La sherike leke Lebejk, Kanë vënë para vetës obligimin e 5 të…Haxhxhin për ta kry´… Një rrugë e lodhshme jo edhe fortë e lehtë,disa në anije,disa në aeroplanë…disa me autobusë dhe shumë e shumë në këmbë ,në ato vise të shenjta të gjithë ia kanë mësy´…Innel Hamde wa Niamete Leke wal Mulk,Në pluhur të shkretëtirës për të hecur zbath,këto vise të shenjta për ti hapëruar, La sherike Lek …gjurmët e Pejgambereve për ti trasuar. Lebbejk Allahumme Lebbejk, gati e gjithë bota aty kishte ardh,Lebbejke La sherike leke Lebejk, të gjithë të veshur në petkun e bardhë…Innel Hamde we Ni´mete leke wal Mulk, indonezë,malajzë e japonezë ,edhe nga Australia e largët aty kishin ardh,racë e kuqe njerzish,racë e bardhë,kombe dhe kombësi ,amerikan ,gjerman si tëmbli të bardhë,po dhe mjaftë arabë dhe të zinjë ,të gjithë kishin ardh. Çdo gjuhë e botës që në mend të biente,po ti vënje veshin aty do ta ndiente… Gati gjithë gjuhët kur takoheshin ,në gjuhën e islamit të gjithat vëllazëroheshin. Për qudi të gjithë sikur gjatë kohë njiheshim,gjatë, kohë diheshim dhe sa mirë kuptoheshim …Allahu Akbaru-llahu Akbar….ishte zëri muedhinit në Xhidde në aeroport… Shumë zë i ëmbël dhe të rrënqethte fortë…nga jehona e minares- nga ky zë dëgjohej…sikur në valët e detit valë valë emitohej…Ja me vrap të gjithë si një u rreshtuam…për një kohë të gjithë punët i lan´ të pushojnë…edhe vetë dogana tha tani puna u ndal…se kishte ardhur koha Namazin për ta falë. Këtë hijeshi syri kënaqej kur e shihte ,Allahut të Lartëmadhruar e gjithë Xhiddeja në sexhde i binte. Gjatë në ruku´ ,duke u falënderuar,mirësitë e Allahut duke mos i perbuzur…gjatë gjatë rrinim. Ku ndalej tik taku i dunjasë,Allahut Fuqiplotë duke iu lutur…gjatë ne sexhde i binim. Turma turma vinte njerëzimi ,me plot sabër e ngazëllim…lum ata të lumtët që kishin ardhur, bëheshin gati të kryenin këtë obligim. Në rrugëtim e sipër plotë me padurim,sikur një fëmije i vogël kisha një shqetësim… ishte ky shqetësim i shpirtit që i mledhur moti…këtë ndjenjë të mallëngjimit e njihte vetëm Zoti… Ahh lumi unë për veti se ku kam ardh´për të hy´…pranë varrit të Pejgamberit(SaWS),atë ta shoh me sy…ngulqiste zemra nga të rrahurat,thuaj se nga vendi donte për të dalë…pranë Resulu-Llahut kur unë pata ardh. Assalamu Alejke ja Resullullah, këtë refren të bukur gjuha shpejtë e mësoi…gati sa vetëm shpirti aty nuk më leshoi…gërshet duash e lutjesh Allahut ia drejtoja,prapë se prapë,disi nuk mund e besoja… Rrëke lotësh gëzimi e përmallimi, sytë e mij i vërshuan…dënesje ankthi ,s´mund dot e përshkruan… U shtanga i tëri fillova të belbëzoja,kurrsesi vetën nuk mund e frenoja…shpërthyen ndjenjat e grumbulluara nga shpirti kësaj here, pranë Resulullahit në Medinën al Munavere. Oj Medine ,oj Medine në zemër timen fort më hyne,athua kam ymër o Allah ,edhe një herë këtë vend për ta pa. Me lot në sy dhe me vajtim,nuk mundte trupi ta përballonte,këtë herë ndarjen ta përjetonte. Lebbejk Allahumme Lebbejk ,Lebbejke La sherike leke Lebbejk…na mundëso prapë o Allah….innel HAmde wa Ni´mete ,Leke wal Mulk…këtë vend vizitë me e ba…La sherike lek …shumë Selam ja Resulullah. Shumë selam dhe ty o Abu Bekër dhe për ty o Umer ibnul Hattab,lus Allahun në shoqërin Tuaj një vend me pas.
Lebbejk Allahumme Lebbejk me Telbije ne vazhduam . Mbas një udhëtimi me plotë dhikër, me derse e nasihat…dukej se gati edhe MEKKEN MUKARREME,fortë e kishim ngat. Lebejk Allahumme Leke Lebbejk ,nuk mund ma të përmbahem… bëj dua Allahut ,të më fal forcë e të më fal durim…Lebbejke La sherike Leke Lebbejk që të mund ta përballoj edhe këtë takim… , Këtë Takim që një jetë të gjatë e kam ëndrruar…Qabben së pari kur e pashë…innel Hamde wa Ni´mete Leke wal Mulk,në Sifatë tjetër gati rashë…Mëshira e Të Madhit Allah më kaploi…sytë e mij nga lum I lotëve vërshuan…është ky Takimi im I parë,për të cilin gjatë kisha qarë…Tani e shikoja Qabben dhe bëja qudi… u humba I tëri në të dhe s ´dija mu ngi . O Allah…thirrjes Tënde iu bashkova…edhe këtë vend të shenjtë e vizitova… vaji dhe qarja nuk kanë të ndalë...për përshkrime më nuk kam fjalë. Është ky takim që në shpirtin tim mbeti shpresë dhe kujtim…dashuri e pafund ,që çdo herë që e dëshiroj…si ujë të Zem-Zemit që të freskonë …është kjo ndjenjë që çdo herë mi mbush sytë me lotë…Është kjo Qibla ime,që për çdo Namaz që gjithëherë e kujtoj,është ëndrra e çdo besimtari që e ëndrron për çdo mot… Allahu çdo besimtari insha ´Allah ia Mundësoftë.
Me nderime dhe Selam vëllau Rasim Xharra Ludwigsburg,Gjermani