DJALOSHI DHE PROBLEMET E TIJ

Një djalë i ri iu ankua një dijetari dhe i tha: Unë jam një djalosh i ri të cilit dashuria ndaj epsheve dhe pasioneve ka filluar t’i bëhet problemi kryesor. Nuk munden ta ndali veten nga shikimi i grave dhe i vajzave nëpër tregje. Çka të bëj? Çka më sugjeroni dhe këshilloni? Dijetari ia dha një gotë me qumësht të mbushur përplot dhe e porositi që ta dërgon deri në një vend të caktuar ku ndërkohë do të duhet të kalon nëpër treg pa mos e derdhur aspak qumështin nga gota. Dijetari e thirri njërin nga nxënësit e tij ta shoqëron djaloshin deri në vendin e caktuar dhe e porositi ta rrah para të gjithë njerëzve nëse e derdh qumështin.

Dhe me të vërtet … djaloshi e dërgoi qumështin deri në vendin e caktuar pa mos e derdhur aspak nga gota. Kur e pyeti dijetari se sa njerëz dhe vajza i shikove për rruge, djaloshi iu përgjigj: Dijetari im, nuk pash asgjë përreth meje. Isha i frikësuar se do të rrihem dhe do të poshtërohem para njerëzve nëse e derdhi qumështin. Atëherë dijetari i tha: Kështu është gjendja e besimtarit. Besimtari i frikohet Allahut dhe nënçmimit të Tij Ditën e Kiametit nëse i bën mëkate dhe gjynahe.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU